Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Atmosferë zgjedhjesh në Kosovë: LDK tregon “muskujt” në ndarjen e buxhetit për komunat

by te Sheshi
09/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Atmosferë zgjedhjesh në Kosovë: LDK tregon “muskujt” në ndarjen e buxhetit për komunat

Nga Bashkim Kastrati

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka filluar t’i tregojë muskujt në raport me partnerin e koalicionit PDK-në. Ndarja e buxhetit për komuna ka nxitur pakënaqësi të shumta. Por edhe planifikimet tjera buxhetore për vitin 2017 kanë shkaktuar pakënaqësi tek PDK-ja.

Ndarja e buxhetit nëpër komuna tregon disa indikacione se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ose partitë në pushtet duan të jenë të gatshme varësisht se si do të shkojnë gjërat në këtë drejtim. Favorizimi i disa komunave dhe ndarja e më pak mjeteve financiare për disa komuna tjera është një indikator për këtë.

Granti i përgjithshëm për komuna në vitin 2017 do të jetë 149,149,602 euro, përderisa në vitin 2016 ka qenë 138,043,037 euro.

Nga 38 komunat e Kosovës, buxheti në investime kapitale ka shënuar rritje në 35 komuna. Komunat që do gëzojnë buxhet më të lartë për investime kapitale janë: Lipjani, Peja, Ferizaj, Vushtrria, Graçanica, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Gjilani, Deçani dhe Leposaviqi.

Ndërsa komunat që kanë rënie të buxhetit në investimet kapitale janë Prishtina, Prizreni dhe Kamenica.

Reduktimi i buxhetit për investime kapitale në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit konsiderohet se është bërë për kalkulime politike, duke marrë parasysh se vitin tjetër do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

3472_komunat

Prishtina në vitin 2016 ka pasur buxhet për investime kapitale prej 28,108,709 euro, përderisa në 2017 vlera e buxhetit që kjo komunë do ta ketë në dispozicion për investime kapitale do të jetë 22,731,398 euro, apo afro 5,4 milionë euro më pak. Prizreni gjatë këtij viti për investime kapitale ka pasur 17,509,568 euro, ndërsa në 2017 do të ketë 14,912,402 euro, apo afro 2,6 milionë euro më pak.

Rritje e buxhetit në disa komuna ku LDK e riktheu pushtetin

Deri sa për dy komuna të mëdha si Prishtina dhe Prizreni ka reduktim të buxhetit për investime kapitale, në anën tjetër ka rritje të buxhetit për disa komuna që udhëhiqen nga LDK-ja si Gjilani, Peja, Lipjani dhe Ferizaj. Të gjitha këto komuna i ka fituar LDK në zgjedhjet e kaluara lokale, pasi që të njëjtat udhëhiqeshin nga PDK-ja para këtij mandati.

Shumë e vogël për investime kapitale i ka mbetur Kamenicës që udhëhiqet nga PDK-ja. Kjo komunë në vitin 2016 ka pasur në dispozicion 356,606 euro, ndërsa në 2017 do të ketë 124,795 euro, apo afro 232,000 euro më pak.

Kamenicës buxheti i është ulur dukshëm edhe në kategorinë e subvencioneve dhe atë të mallrave dhe shërbimeve. Në 2016 për subvencione komuna e Kamenicës ka pasur 100,567 euro, ndërsa në 2017 do të ketë 9,125 euro, për mallra dhe shërbime ka pasur 653,763 euro, ndërsa do të ketë 600,002 euro.

Sipas institutit GAP, në komunën e Kamenicës dhe atë të Prizrenit nuk e kanë të qarta arsyet që e kanë quar Ministrinë e Financave në uljen e buxhetit të tyre, veçmas në investime kapitale. Drejtoresha e Financave në Komunën e Kamenicës Shenjaze Masurica ka pohuar se shkurtimet e bëra do ta kufizojnë komunën në përfundimin e planifikimeve të bëra për 2017. Njësoj janë shprehur edhe zyrtarët e Drejtorisë se Financave në Komunën e Prizrenit të cilët kanë thënë se janë duke shqyrtuar me Ministrinë e Financave shkaqet që kanë quar në rënien e buxhetit për investime kapitale.

Projektligji për Buxhetin e Kosovës për 2017 parasheh shpenzime për komunat e vendit në vlerë prej 440,230,866 euro. Krahasuar me vitin 2016, buxheti total i komunave për 2017 do të jetë për 18 milionë euro më i lartë. Kategoritë të cilat kanë shënuar rritje të buxhetit për komunat është ajo e investimeve kapitale dhe e pagave.

Gjatë vitit 2016, të gjitha komunat kanë pasur në dispozicion 248,432,392 euro për paga përderisa në 2017 rritja është planifikuar të jetë për 2 milionë euro. Për investime kapitale në 2016 komunat kanë pasur në dispozicion 117,090,589 euro, përderisa në 2017 buxheti për investime kapitale parashihet të jetë 131 milionë euro. Kategoria e subvencioneve, shpenzimeve komunale dhe kategoria e mallrave dhe shërbimeve kanë mbetur në vlera përafërsisht të njëjta me 2016.

Ndërkaq, buxheti i Kosovës për vitin 2017 parashikon të hyra vetanake të komunave në nivel më të ulët se sa ato të 2016. Kjo bie ndesh me rekomandimet e dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili disa herë i ka propozuar qeverisë që të gjej mënyra për të ulur varësinë e komunave nga buxheti qendror. Më 2017 komunat parashihet që të mbledhin të hyra vetanake prej 78,163,490 euro, apo rreth një milion euro më pak se më 2016. Grantet qeveritare për komuna më 2017 kapin vlerën 360,917,376 euro, apo rreth 15 milionë euro më shumë se më 2016.

Ndarja e buxhetit për vitin 2017 nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Financave (që udhëhiqet nga LDK) ka nxitur pakënaqësi të disa nga eksponentët e PDK-së, të cilët e kanë kundërshtuar këtë ndarje të buxhetit.

Zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj, ka thënë se buxheti i paraparë për vitin e ardhshëm është i fryrë dhe nuk duhet të aprovohet. Ai është shprehur se rritja e buxhetit nuk do e rriste mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Ka pasur diskutime edhe brenda partnerëve të koalicionit. Kanë qenë vërejtjet tona që i kemi bërë me partnerët e koalicionit, me LDK-në, në fund është aprovuar sepse një prej premtimeve të buxhetit është realizuar. Por do të kemi vështirësi ta implementojmë një buxhet të tillë. Në vitin 2017 edhe këto që i kemi parashikuar është problem t’i realizojmë”, ka thënë zëvendësministri Kilaj. /teshesh.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
Fitorja e Trump zhgënjen kalifornianët, nis Calexit dhe kërkojnë largimin nga SHBA

Fitorja e Trump zhgënjen kalifornianët, nis Calexit dhe kërkojnë largimin nga SHBA

Disa njerëz i frikësohen të folurës në publik më shumë se vdekjes

Disa njerëz i frikësohen të folurës në publik më shumë se vdekjes

Shi e përmbytje gjatë ditëve të fundit, por ja çfarë parashikohet për nesër dhe pasnesër

Shi e përmbytje gjatë ditëve të fundit, por ja çfarë parashikohet për nesër dhe pasnesër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni