Tamara Ecclestone, vajzës së ish-pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone, i janë vjedhur bizhuteri me vlerë 64 milion dollarë brenda 50 minutave.
Tabloidët britanikë shkruajnë se të premten, tre hajdutë hynë në shtëpinë e gruas së pasur 35-vjeçare pranë Hyde Park dhe morën të gjitha bizhuteritë e saj nga një kasafortë e vendosur në dhomën e gjumit.
Vjedhja ndodhi ndërsa ajo po udhëtonte për pushimet e Krishtëlindjes, sipas një raporti policor.
Një zëdhënëse e policisë në Londër tha që ajo nuk mund të konfirmojë ndonjë detaj specifik deri më tani, duke u mjaftuar vetëm me deklaratën: “Ne kemi informacione që kanë vjedhur bizhuteri me vlerë të lartë. Hetimi po vazhdon”. /tesheshi.com/