Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner konfirmoi të enjten se i dyshuari që besohet të ketë kryer sulmin në Strasburg të martën, duke vrarë tre vetë e plagosur disa të tjerë, u vra të enjten nga policia franceze.
Cherif Chekatt u vra në rrethin e Neudorf, pas një operacion policor që rrethoi banesën ku ai ndodhej.
Para kësaj, Reuters njoftoi se të paktën tre të shtëna u dëgjuan në zonën ku u nis një operacioni.
Cherif Chekatt hapi zjarr ndaj policies e cila u përgjigj dhe e vrau atë, tha Castaner.
Për Cherif Chektin, 720 policë u angazhuan në një operacion në të gjithë Francën lindore. Ai ishte në listën e personave që duhej mbajtur nën kontroll, pasi përfaqësonte një kërcënim për sigurinë. Kaluar në disa burgje dhe në disa vende veç Francës, si në Gjermani e Zvicër, si ishte një person me precedent penalë. E dyshohet se në kushte burgu ishte radikalizuar /tesheshi.com/