“Shershelafo, që do të thotë se shkaku i sherrit është femra” – kjo batutë e filmit “Kapedani” duket se ka qenë dhe fabula dramatike e atentatit më të fundit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku pati një të vdekur e dy të plagosur, ndër këta të fundit dhe Ervis Martini, një prek emrave të botës së krimit në Tiranë.
Nga hetimet e thelluara, mësohet se shkak i përplasjes me armë në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka qenë pikërisht këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Kjo e fundit u thirr në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, për t’u pyetur mbi atë çka ndodhi ku mendohet se ajo ka qenë prezente.
Ndërkohë, viktima nuk është Rigers Gaxha, por vëllai i tij Fabiol Gaxha. Ky i fundit, në rolin e badigardit të Martinajt, thuhet se përdorte kartën e të vëllait Rigers Gaxha, punonjës në Gardë.
I plagosuri tjetër është 28-vjeçari Eljon Hato, që thuhet se plumbi e ka marrë në gojë. Policia thotë se e ka identifikuar autorin, por pa ia bërë publik emrin. /tesheshi.com/