Dy kamikazët që hodhën veten në erë në Bruksel, njëri në aeroportin e Zaventemit dhe tjetri në metronë Molenbeek, janë identifikuar: bëhet fjalë për vëllezërit Khalid dhe Ibrahim el Bakraoui.
Personi i tretë në foto është identifikuar si Najim Laachraoui dhe është ende në kërkim nga ana e policisë.
Të tre konsiderohen se janë bashkëpunëtorë të Salah Abdeslam. Ndërkaq portat në Bruksel do të jenë të mbyllura edhe për disa ditë, ndërsa një nga xhihadistët e dyshuar është arrestuar në Anderlecht.
Sipas prokurorisë, dy vëllezërit kamikazë janë dy personat që arritën t’i largoheshin operacionit të skuadrave belge dhe franceze anti-terrorizmit disa ditë më parë në Forest, në periferi të Brukselit.
Khalid e Ibrahim el Bakraoui ishin sinjalizuar edhe më parë nga forcat e rendit për krime që nuk lidhen me terrorizmin. /tesheshi.com/