Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Ata janë vëllezërit tanë”: refugjatët Rohingya ndeshin mikpritje të rrallë në Acehun e cunamit

by te Sheshi
26/05/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
“Ata janë vëllezërit tanë”: refugjatët Rohingya ndeshin mikpritje të rrallë në Acehun e cunamit

Minoriteti musliman që konsiderohet si populli më pa miq në botë, gjen mikpritje të rrallë dhe strehë në provincën konservatore të Indonezisë.

79 refugjatët Rohingya të cilët u nisën me varkë nga shteti Rakhine në Mjanmar u tmerruan kur panë se ishin diktuar dhe u detyruan të dorëzohen në marinën tajlandeze. Pasi dolën në brigjet e një vendi ku ata nuk e prisnin, fillimisht, u duk se kishin marrë një goditje tjetër të rëndë.

Ata ishin nisur për në Malajzi ku i prisnin familjet dhe vendet e punës. Në vend të saj, ata arritën në provincën Aceh në Indonezi, në cepin më verior të ishullit të Sumatrës.

Provinca thellësisht konservatore muslimane mbahet mend në gjithë botën si epiqendër e cunamit të vitit 2004. Por është po ashtu një nga vendet e vetme në botë që mirëpret hapur refugjatët Rohingya të cilët shumë banorë të Aceh i konsiderojnë si vëllezërit dhe motrat e tyre muslimanë.

Rohingya, minoriteti musliman nga Mjanmari janë quajtur populli më pa miq në botë. Gati 700 mijë prej tyre jetojnë në kampe refugjatësh në Bagladesh pasi iu larguan dhunës dhe persekutimit në shtëpitë e tyre, diçka që OKB e ka përshkruar se ka të “gjitha shenjat e genocidit”.

Anijet me refugjatë janë kthyer pas nga Tajlanda dhe Malajzia, por të mbërriturit në Aceh janë pritur me dhurime bujare dhe mbështetje që kur nëntë mjetet e para të lundrimit dolën në brigjet e tyre në vitin 2015. Të paktën 1,740 Rohingya kanë zbritur në Aceh në 10 vjetët e fundit,  sipas organizatës së OKB-së për Emigracionin. Gati gjysma e tyre kanë qenë prej shtetit Rakhine.

Përkujdesje prindërore

Anija më e fundit që mbërriti aty në qytetin bregdetar Bireuen, me një popullsi prej 40 mijë personash, preku tokën gjatë faljes së madhe të së premtes, pak javë përpara Ramazanit, muajit më të shenjtë të vitit.

“Ata po përkujdesen për ne si prindërit që kujdesen për fëmijët e tyre”, thotë Mohammad Shobir, një burrë Rohingya i cili erdhi me këtë anije së bashku me gruan e tij. “Ne ishin shumë të frikësuar kur zbritëm, por këta njerëz na kanë dhënë gjithçka: ushqim, mjekime, strehë… ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për ta”.

Refugjatët po qëndrojnë në një kamp të përkohshëm që drejtohet nga IOM dhe një agjenci locale. Pas Ramazanit, ata do të zhvendosen në një strehim më të përhershëm në qytetin Langsa.

Dita e parë e Ramazanit ishte dhimbshëm e ëmbël. “Ne na kanë ushqyer shumë mirë, por nuk ndjejmë shijen e ushqimit”, thotë 24-vjeçari Mohammad Illyas, i cili ka lënë tre fëmijët pas në një kamp personash të zhvendosur në shtetin Rakhine. “Familja ime nuk ha nëse unë nuk punoj qoftë edhe një ditë, kështu që tani nuk e kam idenë sesi po ia dalin”.

Ai kishte shpresuar të gjente punë në Malajzi, ku jetojnë të paktën 150 mijë Rohingya. Ai nuk ka plan për t’u larguar për shkak se ndodhen nën kujdesin e IOM dhe OKB-së dhe nuk ka asnjë mënyrë për të organizuar një tjetër rrugë me anije.

Rohingya-t nuk janë zakonisht të mirëpritur në Malajzi – ata nuk kanë të drejtën ligjore për të punuar apo për arsimim – por numri i tyre i madh në këtë vend do të thotë se ata mund të gjejnë punë në “tregun gri”.

Kampi në Bireuen është një kompleks qeveritar i boshatisur me ndërtesa rreth një fushe të hapur. Aty ndodhen fjetoret e grave dhe burrave si dhe xhamia, kur disa nga Rohingya-t punojnë së bashku me vendasit për të përgatitur faljet pesë herë në ditë.

“E bëjmë me radhë thirrjen e Ezanit dhe më pas një vendas na drejton në falje”, thotë 16-vjeçari Huzaifa, i njohur edhe si “Imami” për shkak se ka kryer disa vite të medresesë dhe ka njohuri të mjaftueshme në arabishten e Kuranit.

Vullnetarë të rinj vendas duken të bashkuar nga ndjenja e detyrës. Ata thonë se po ndihmojnë për shkak “se ata janë vëllezërit tanë muslimanë”, se “ma ndjeu shpirti ta bëj këtë” dhe “për hkak se është detyra jonë si Acehë”.

Zyrtarët e OKB-së që vizituan kampin thanë se kanë parë një pritje të rrallë e unike në rajon.

“Edhe unë jam i mbijetuar”

Nëpunësi lokal që mbikqyr kampin, punon dhe fle aty.

“Edhe unë jam një i mbijetuar nga cunami, ashtu si shumë njerëz në Aceh”, thotë Zulfikar. Aceh ruan shenjat e cunamit me një bilanc të vdekurish prej 100 mijë personash. “Ne e dimë mirë të gjithë sesi është të kalosh një katastrofë”, thotë ai.

Mungesa e familjeve 

Dita e parë e Ramazanit u thye në orën 6.45 të pasdites. Vullnetarët gatuan ushqimin dhe shkundën fruta për të bërë lëng.

Më pas ata kryen faljen: burrat në një platformë të madhe, në rreshta, ndërsa gratë u tërhoqën në fjetore për faljen.

Por, përtej festimeve dhe lehtësimit, mbetet ankthi. “Ne jemi të kënaqur që kemi ushqim këtu”, thotë Fatima, e cila ka lënë pas dy fëmijë në Rakhine. “Ne jemi me shumë fat, por asgjë tjetër nuk dihet. Ne nuk e dimë se ku i kemi familjet”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Next Post
Protesta e opozitës: thyhet urdhëri partiak, turmat “kërcënojnë” Xhafajn

Protesta e opozitës: thyhet urdhëri partiak, turmat “kërcënojnë” Xhafajn

Rama godet dhe me foto protestën e opozitës: faleminderit demokratë…

Rama godet dhe me foto protestën e opozitës: faleminderit demokratë…

Basha u jep zemër mbështetësve: do e vazhdojmë betejën deri në fitore

Basha u jep zemër mbështetësve: do e vazhdojmë betejën deri në fitore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni