Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Astrit Patozi: “Ngrirja” e ministrave teknikë, tjetër rekord negativ i Lulzim Bashës

by te Sheshi
01/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Astrit Patozi: “Ngrirja” e ministrave teknikë, tjetër rekord negativ i Lulzim Bashës

Astrit Patozi, ndër kundërshtarët dhe zërat kritikë ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, mbi qëndrimin ende në detyrë të ministrave teknikë, edhe pse zgjedhjet kanë përfunduar. Patozi shkruan se “ngrirja” e ministrave teknikë është një tjetër rekord negativ i Bashës. Sipas deputetit demokrat, ka pasur shumë justifikime deri tani për ta përligjur “qëndresën” e tyre në shtëpinë e kundërshtarit, por asnjëri prej tyre nuk bind kërkënd.

Postimi i Astrit Patozit

KRUSHQIT TEKNIKË KANË “NGRIRË”

Shumica e demokratëve janë të mërzitur me mbijetesën e sforcuar e ministrave teknikë në qeverinë e Edi Ramës, ndonëse zgjedhjet kanë më shumë se një muaj që kanë mbaruar. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë se për çfarë shërben kjo bashkëjetesë paqësore nën të njëtën çati me Noriegën e shtetit të narkotrafikut, ndërkohë që po u thuhet se duhet të përgatiten për një dimër të fortë në opozitë.

Ka pasur shumë justifikime deri tani për ta përligjur “qëndresën” e tyre në shtëpinë e kundërshtarit, por asnjëri prej tyre nuk bind kërkënd.

Më i “qëlluari” ngjan të jetë ai i Lulzim Bashës, sipas të cilit ata do të largohen, kur të mbarojnë së përpiluari raportet. Ndonëse asnjëherë nuk është thënë se për çfarë gjetjesh apo raportimesh bëhet fjalë. Dhe se çfarë zbulimesh për të demaskuar zgjedhjet e vjedhura dhe të blera mund të priten, ndërkohë që vetë Partia Demokratike, në dirigjimim e personalizuar të Bashës, nuk ka bërë asnjë denoncim, si gjatë fushatës, ashtu edhe ditën e votimeve.

Përgjigjen më të mirë atij ia kishte dhënë Artan Fuga, në një analizë ironike, ku e vërteta dhe groteskja rrinin shumë mirë bashkë. Ndaj edhe nuk po i shtoj gjë, sepse kam frikë se e prish.

Por ka edhe një pretendim tjetër, sipas të cilit, edhe ministrat e LSI-së nuk po ikin, ndaj nuk ka arsye përse të nxitojnë këta tanët.

Pyetja e parë që të vjen ndërmend është se kur na qenka shndërruar LSI-ja në një model, që duhet ndjekur për Partinë Demokratike? Por më e rendësishmja, duam apo nuk duam ne, ministrat e Ilir Metës në qeverinë e Edi Ramës kanë status tjetër. Jo thjesht se nuk janë teknikë, si këta tanët. Por se janë në vijim të një marrëveshjeje 4-vjeçare, e cila skadon në shtator. Të mos harrojmë se vetëm një muaj e gjysëm më parë LSI ishte ende mazhorancë. Në opozitë e nxori marrëveshja e 18 majit, kur ajo u zbatua përpikmërisht më 25 qershor.

Natyrisht, edhe ata mund të dorëhiqeshin, sepse ka ndryshuar shumë konteksti politik pas zgjedhjeve. Por nëse ikja apo qëndrimi i tyre mund të hajë debat, kjo rezistenca e teknikëve tanë në qeverinë e Partisë Socialiste nuk ka ku mbahet gjëkundi.

Në këtë pisk vape të gushtit, ajo i rrit më shumë temperaturat, edhe pa këtë të ndezura, në çadrën e Partisë Demokratike.

Dhe kam bindjen e plotë, se pas asaj humbjeje dërrmuese në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe sidomos pas farsës së demaskuar tashmë të 22 korrikut, “ngrirja” i ministrave teknikë në kabinetin e Edi Ramës, do të jetë një tjetër rekord negativ në CV-në e sfilitur politike të Lulzim Bashës. /tesheshi.com/

Tags: astrit patoziLulzim Bashaministrat teknikeNGRIRJErekorde negative

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
Next Post
“Basha po e çon PD-në në greminë”, nis lëvizja anti-bojkot brenda selisë blu

Riorganizimi i PD, ja emrat që përfliten për postet e Nënkryetarëve dhe Sekretariatin…

Plagoset punonjësi i Bashkisë së Pogradecit, po shuante zjarret në pyllin e …

Plagoset punonjësi i Bashkisë së Pogradecit, po shuante zjarret në pyllin e …

Bullgaria dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshjen historike, ja mesazhi drejt BE…

Bullgaria dhe Maqedonia nënshkruajnë marrëveshjen historike, ja mesazhi drejt BE...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni