Deputeti demokrat, Astrit Patozi duke folur në parlament mbi zgjedhjet në Dibër, e emërtoi për një çast të enjten, ditën kur ka seancë plenare, si “xhumanë e deputetëve”.
“Kur mblidhemi këtu për çdo xhuma, pra çdo ditë të enjte…”, tha Patozi, i cili njëherësh e ka zhvendosur këtë ditë nga e premtja në të enjte.
Siç dihet, xhumaja quhet ndryshe e premtja e muslimanëve, e cila konsiderohet si “festa javore” e tyre. /tesheshi.com/