Kremlini njoftoi se kishte marrë një telegram presidentit sirian Bashar al-Assad ku shprehet keqardhje për goditjen e avionit ushtarak rus në Siri tri ditë më parë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avioni zbulues Il-20 me 15 qytetarë rusë u shkatërrua të hënën nga një armë anti-ajrore të regjimit sirian dhe akuzoi qeverinë izraelite për incidentin.
Ndërkohë, Izraeli akuzon Sirinë për rrëzimin e avionit.
Delegacioni ushtarak izraelit i kryesuar nga komandanti i forcës ajrore po udhëton drejt Moskës, për të paraqitur konkluzionet në lidhje me rënien e avionit rus.
Rusia deri tani ka arritur të ruajë lidhje të mira me Izraelin ndërsa përplaset në Siri, ku Rusia është aleati kryesor i qeverisë së Asadit. /tesheshi.com/