Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

POST-MARRËVESHJA/ Asociacioni: pse është problem në bisedimet me Serbinë

by te Sheshi
13/09/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
POST-MARRËVESHJA/ Asociacioni: pse është problem në bisedimet me Serbinë

Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe nuk duhet të diskutohet nga autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i çështjeve juridike kushtetuese, Mazllum Baraliu, sepse siç thotë ai, në këtë marrëveshje Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje.

Sipas Baraliut, diskutimi në kuadër të dialogut të Brukselit për çështjen e Asociacionit është njësoj i dëmshëm për Kosovën sikurse ideja për shkëmbim, territorial, vetëm në një formë tjetër.

Për Asociacionin, Kosova dhe Serbia më 7 shtator kanë nisur bisedimet në Bruksel në kuadër të dialogut politik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian se Kosova do ta respektojë Marrëveshjen për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Çështja e Asociacionit nuk duhet të shtrohet fare, jo vetëm pse Gjykata Kushtetuese e ka konstatuar se 23 vende ka shkelje, por për arsye se ajo marrëveshje është e vdekur. Serbia pas asaj marrëveshjeje ka bërë obstruksione të panumërta. Serbia ka bërë veprime direkte në rrënimin e shtetësisë se Kosovës, veçanërisht me çnjohjet, por edhe duke aktivizuar strukturat paralele brenda shtetit të Kosovës”, tha Baraliu.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Por, deri më tash kjo nuk ka ndodhur për shkak se në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur që principet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por që ato mund të harmonizohen me akt ligjor të Qeverisë së Kosovës, gjë që pala serbe ka refuzuar.

Miftaraj: Për Asociacionin askush s’mund të dalë jashtë Kushtetutës

Edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, shprehet se jetësimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në kohën e hartimit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Miftaraj shprehet se duhet të merren për bazë të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Republika e Kosovës ka marrë zotim se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por e përsërisë që i njëjti Asociacion, as kryeministri dhe as një liderë politikë nuk mund të dalë jashtë asaj që e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Respektivisht, statuti i këtij Asociacioni në kohën kur do të hartohet, duhet të reflektojë të gjitha rekomandimet apo të evitojë të gjitha dispozitat që janë në kundërshtim me Kushtetutën, e që tashmë janë evidentuar nga Gjykata Kushtetuese”, tha Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministri Hoti, ka thënë të enjten se në raundin e fundit të diskutimeve me Serbinë në Bruksel janë hapur dy çështje kryesore: çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pretendimet financiare në mes të të dyja vendeve.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t’i ikim asaj marrëveshjeje, ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi pajtuar që të punojmë së bashku që të arrijmë një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë, ku përfshihet edhe Asociacioni dhe çështje tjera”, ka deklaruar ai.

Kurse Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Republikës se Kosovës, në një intervistë për REL, ka thënë se, kryeministri aktual, Avdullah Hoti është i vetmi zyrtar publik i Kosovës, që ka pranuar deri më sot që të rihapet tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe i vetmi zyrtar publik që deri sot kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.

“Unë mendoj që ky është sfidimi më i madh sistemit tonë kushtetues që i bëhet nga një kryeministër përgjatë këtyre viteve të fundit, sepse çdo kryeministër nga viti 2015 e tutje, ka thënë se ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rrjedhimisht nuk mund të zbatohet marrëveshja e vitit 2015. Duhet të zgjedhësh në mes të Kushtetutës tënde dhe Marrëveshjes se vitit 2015, ose dokumentit, sepse gjykata e ka konsideruar dokument të ndërmjetmë dhe jo marrëveshje”, ka thënë Osmani.

Vetëvendosje: Asociacioni nuk mund të zbatohet

Edhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe në opozitë, kanë thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, është i pazbatueshëm. Xhelal Sveçla, nga kjo parti, në një konferencë për media të shtunën, tha se ky subjekt politik do të mbrojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Për sa i përket çështjes se Asociacionit, tashmë jo vetëm që është jokushtetuese është edhe e paimplemtueshme. I gjithë populli i Kosovës tashmë e dinë që kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe shumë mirë që është ai vendim”, tha Sveçla.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se këto deklarata të zyrtarëve të Vetëvendosjes për Asociacionin, lënë të kuptojnë se ata pajtohen që Asociacioni të formohet sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Në vitin 2015, Kosova dhe Serbia, arritën marrëveshjen mbi parimet e krijimit të këtij Asiocacioni. Në tetor të po atij viti, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni i komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit (të vitit 2013), të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallur nga presidentja e Republikës së Kosovës (v.j. Atifete Jahjaga), kurse Marrëveshja mbi parimet (për themelimin e Asociacionit, e arritur më 2015), nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese. /REL/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
GP në Toskana: garë tjetër kaotike, aksidente dhe ndërprerje, fitorja e 90-të e Hamiltonit

GP në Toskana: garë tjetër kaotike, aksidente dhe ndërprerje, fitorja e 90-të e Hamiltonit

COVID/ E zhvillojnë vetë vaksinën dhe vetë e provojnë: Ne tani jemi kafshë!

COVID/ E zhvillojnë vetë vaksinën dhe vetë e provojnë: Ne tani jemi kafshë!

Çizme grash 2300-vjeçare: përse dhe me taban të ornamentuar?

Çizme grash 2300-vjeçare: përse dhe me taban të ornamentuar?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni