Futbollistët e Liverpool vazhdojnë një seri të jashtëzakonshme në Premier League të Anglisë. Reds e mposhtën Wolverhampton me rezultat 1-0 në ndeshjen e tyre të raundit të 20-të për të shënuar triumfin e tyre të 18-të në 19 ndeshje.
Ky është bilanci i paparë në një gjysmë sezoni të PremierLeauge-s angleze 55 nga 57 pikë të mundshme.
Skuadra e Jurgen Klopp ka 13 pikë avantazh dhe një ndeshje më pak sesa garuesi i Leicester, kështu që tashmë është e qartë se vetëm një mrekulli mund të parandalojë rikthimin e titullit në Anfiled pas tre dekadash. /tesheshi.com/