Presidenti Meta nuk ka shfaqur asnjë hezitim, tipik prej vicklash politike në sherrin e tij epik me mazhorancën, për të dekretuar ministrat e rinj: Bledi Çuçin te Rendi dhe Milva Ikonomin te Bujqësia. Ishte ky një zhvillim qeveritar i diktuar nga dorëhqeja e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.
Më parë, në raste të ngjashme, Meta ka provokuar krizë me mosdekretime, ku veçojnë Lleshaj dhe Gent Cakaj.
Madje ky i fundit, detyrën e ministrit të Jashtëm e ka të deleguar nga Rama, si njeriu që zyrtarisht është i tillë, pasi Meta nuk pranoi kursesi që djaloshin kosovar të diplomacisë së Tiranës ta dekretonte si kryediplomat.
Nga ana tjetër, edhe ose një figurë tërësisht e pastër politike, pa asnjë përfolje, Bledi Çuçi është ndeshur sa me një sulm moral nga zëra opozitare, e sa me kontekste të natyrave të tjera. Për të parën, nga fakti se ai ka për bashkëshorte atë që dikur ka qenë bashkëjetuesja e Ramës, Delina Ficon.
Por ndërkohë, një rast i ngjashëm është dhe me një tjetër figurë politike, nga opozita por jo aktiv, bashkëshortja e të cilit ka qenë “mikeshë” e Ramës në Akademinë e Arteve.
Ky personazh ka qenë njehërësh dhe mik i Ramës në një kohë, si dy artistë, por që më pas u bënë kundërshtarë politikë.
Në qeverinë e Berishës, ai ishte ndër ministrat më të rëndësishëm. /tesheshi.com/