Partia Demokratike ka akuzuar ministrin Saimir Tahiri se paratë e shqiptarëve i ka shndërruar në portofolin e tij privat. Akuza vjen nga Enkelejd Alibeaj, i cili ka folur nga selia blu për tenderin e uniformave të reja të policisë, ndërsa thotë se nuk gjendet askund i pasqyruar.
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për tenderin e uniformave të reja të policisë.
Nëpërmjet Enkelejd Alibejat, PD thotë se nuk gjendet askund i pasqyruar mendimi i specialistëve të fushës. “Paratë e shqiptarëve trajtohen si portofoli privat i Tahirit”, tha ai. /tesheshi.com/