Nuk ka sjellë asnjë surprizë rezutati i votimeve në PD për kreun e kësaj partie. Lulzim Basha ka fituar dhe një tjetër mandat për ta drejtuar këtë forcë dhe për katër vite të tjera, pasi ka mundur me rezultat të thellë rivalin e tij Eduart Selami.
Ky i fundit ka marrë 5100 vota përballë 54 mijë votove të marra nga Basha, pra gati 91 për qind.
I gjithë procesi u kontestua nga disa zëra të PD-së kritik ndaj Bashës, të cilët pritet të jenë akoma dhe më aktivë pas këtij rezultati. Ata kërkuan jo vetëngrirjen por dorëheqjen e Bashës, ndërkohë që dhe garën e konsideruan si farse.
Tashmë sfidë e Bashës pas “shkrirjes” dhe marrjes sërish të frenave të PD-së, do të jetë metoda politike e zgjedhur për të përballuar oponencën e fortë nga të vetët. /tesheshi.com/