Me siguri që nuk ka për tu kaluar pa u vënë re qiellgërvishtësja që arkitekti rus Vasily Klyukin, moskoviti rezident në Monako, ka projektuar. Ndërtesa në formën e kobrës do të quhet “Asian Cobra Tower”. Do të ndërtohet në një vend aziatik ose të Lindjes së Mesme, ku gjarpërinjtë simbolizojnë mençurinë. Kati i fundit është planifikuar të ndryshojë ngjyrën sipas dritës së diellit dhe do të ketë një klub nate, ku çdokush do të mund të shijojë panoramën që ofrohet. /tesheshi.com/