Një ndryshim ka ndodhur në kupolën drejtuese të PS-së. Në Asamblenë e mbledhur të mërkurën pasdite, Blendi Klosi ka marrë postin e numrit dy të partisë, pra Sekretar i Përgjithshëm i saj, duke zëvëndësuar Damian Gjiknurin.
Ndërsa i shkarkuari nga minnistër Rendit, Blendi Çuçci, ka zëvëndësuar njeriun që e zëvëndësoi në Rend, Taulant Balla, duke u emëruar kreu i grupit parlamentar të PS.
Kreu i mazhorancës, Edi Rama, paralajmëroi dhe ndryshime të tjera, ndoshta në qeveri, por ditët pasuese. Ndërsa lajmi i dalë për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, nuk rezultoi i vërtetë. /tesheshi.com/