Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Asambleja e pritshme e PS-së: zyrtarizimi i “aleancës me popullin” dhe shpallja e programit të ri qeverisës

by te Sheshi
14/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Asambleja e pritshme e PS-së: zyrtarizimi i “aleancës me popullin” dhe shpallja e programit të ri qeverisës

Pas një turi nëpër qytete nga kryeministri dhe deputetët, Partia Socialiste mbledh Asamblenë e saj të dielën më 27 gusht, vetëm disa javë para se të shpallet kabineti i ri qeverisës. Asambleja është përdorur si tribunë për të kumtuar mesazhe të mëdha. Në vitin 2013, nga ajo tribunë Rama ftoi Ilir Metën për aleancë, e cila më pas solli bashkëqeverisjen 4-vjeçare.

Ndërsa këtë të dielë, timoni do kthehet në krah të kundërt, ku pritet të deklarohet ndarja përfundimtare nga Meta dhe parashtrimi i piketave të qeverisjes së re, e cila është barrë vetëm mbi supet e tij, thënë ndryshe me “një palë duar në timon”

Si rend dite e mbledhjes së forumit më të lartë drejtues të partisë që do të qeverisë vendin dhe 4 vitet e ardhshme është diskutimi i raporteve të grupeve të punës të ngritura gjatë verës për të mbledhur ankesat e qytetarëve për administratën dhe qeverisjen.

Po çfarë do të ndodhë konkretisht në këtë mbledhje që cilësohet me rëndësi të veçantë për socialistët, të cilët do të duhet të qeverisin vetëm pa aelatë në këtë mandat të ri?

Burime nga selia rozë i thanë tesheshi.com se diskutimi në këtë asamble pritet të nxjerrë në fakt atë që do të jetë programi qeverisës i ri. Në bazë të raporteve të grupeve të punës që u kryesuan nga njerëzit më të afërt të Ramës, e që janë Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi,  Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj, do të vihen piketat e qeverisjes së re.

Në mënyrë të papreçedentë Edi Rama hyri në fushatë elektorale pa një program qeverisës të ri, por duke luajtur vetëm me batutat e “timonit” dhe “tepsisë”, ku i kërkonte votat për të qeverisur i vetëm pa partitë aleate, që sipas tij e kishin parë bashkëqeverisjen si një tepsi për përfitime.

Fill pas fitores së zgjedhjeve ai nisi një fushatë të dytë me qytetarët, ku u kërkonte atyre të shprehnin hapur pakënaqësitë me qeverisjen e parë dhe të shtronin kërkesat për qeverisjen e dytë. Në bazë të këtyre dëgjesave Rama ka hartuar raportet për çdo qark duke vënë prioritetet e qeverisjes sipas kërkesave të qytetarëve.

Burimet nga asambleja thanë se në bazë të këtyre prioriteteve do të hartohet dhe programi i ri qeverisës, pikat kryesore të të cilit pritet të jenë në fjalimin e hapës të kryeministrit Rama.

Nisja e reformës së madhe në administratë

Po nga kjo asamble pritet të hidhen shigjetat e zjarrta ndaj administratës shtetërore, një nga shqetësimet më të mëdha të Ramës, e konfirmuar dhe ankesat e qytetarëve gjatë dëgjesave.

Një reformë e thellë në administratë pritet të nisë që nga shtatori dhe të parët që do të preken nga fshesa do të jenë punonjësit e LSI-së, e cila sipas marrëveshjes së 2013-ës ka marrë 20 përqind të vendeve të punës në çdo sektor.

Shenjat e para të kësaj reforme janë dhënë. Vetë kryeministri u bëri thirrje për dorëheqje të gjithë krerëve të hipotekave, një nga sektorët më problematikë. Po ashtu reforma do të prekë sektorë të tjerë që janë në marrëdhënie të drejpërdrejtë me qytetarët si ALUIZNI, spitalet, etj.

Rama ka premtuar që administrata e re do të ndërtohet në bazë të meritokracisë me anë të konkurseve, përpjekje që nisi dhe gjatë 4-vjeçarit të shkuar, por nuk arriti dot të ishte në shkallë të lartë, pasi emërimet partiake mbizotëruan.

Nga foltorja e Asamblesë së PS-së kryetari i kësaj partie dhe kryeministri i vendit pritet të deklarojë prioritetet e qeverisë së re si një “aleancë me qytetarët”. Emrat e rinj të ministrave akoma mbeten enigmë, por besohet se kabineti i ri do të jetë më i vogël në numra dhe me bashkime ministrish. Tani që Rama nuk ka pse ta përdorë qeverinë si tepsi për të kënaqur aleatët sqimatarë, i duhet të zgjedhë vetëm ekipin bashkëpunëtor ku do të besojë qeverisjen e re për të zgjidhur ankesat që i janë servirur në tavolinë nga vetë njerëzit. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Deputeti i LSDM-së akuzon VMRO-në: doni të përsërisni “27 prillin”!

Deputeti i LSDM-së akuzon VMRO-në: doni të përsërisni “27 prillin”!

Milaim Zeka në “luftë| me Vetëvendosjen: Po e përdorni strategjinë e Millosheviçit

Milaim Zeka në “luftë| me Vetëvendosjen: Po e përdorni strategjinë e Millosheviçit

Lajmi i mirë për iPhone 8, kjo do t’ju pëlqejë të gjithëve

Lajmi i mirë për iPhone 8, kjo do t'ju pëlqejë të gjithëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni