Milva Ikonomi, ministre e Ekonomisë, prezantoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së raportin mbi dëgjesat publike, ku evidentohen problemet e ngritura nga qytetarët.
Ikonomi u shpreh se janë përpiluar 4 shtylla kryesore ku janë grumbulluar të gjitha shqetësimet e evidentuara nga dëgjesat.
“Në total janë zhvilluar 615 dëgjesa, ndërsa pjesëmarrësit përbënin 4.9% të votuesve.
Shqetësimet janë të ndara në katër shtylla:
Infrasktrukture- mungesa e rrugëve ndërqytetasae, mbulimi i territorit me ujësjellës kanalizime
Sociale- punësimi, nevoja për shërbime më efikase, rritjen e masës së subvencioneve
Ekonomike- nevoja për tregje, impute në buqësi për çmime më të ulëta, shtimi i produkteve në rang qarku
Institucionale – shërbim më i mirë nga zyrat, mungesa e menaxhimit të mbetjeve dhe një administratë më e përghjegjshme
Të tjera- kërkesa për statusin e minatorit, nevoja për një administratë më pak të politizuar”, thuhet ndër të tjera të raportin e paraqitur. /tesheshi.com/