Ka nga ata artistë për të cilët telajoja nuk është e mjaftueshme dhe janë në kërkim të formave të reja të shprehjes ku mund të tregojnë frymën e tyre artistike. Britanikja Melody Cannon është njëra prej tyre. Telajot e saj janë kuajt, mbi të cilët prodhon vizatimet që ka në mendje.
Qimja e kafshëve pritet duke i dhënë forma të veçanta. Fillimisht ishin shumë të thjeshta: yje, zemra etj, por dalë-ngadalë këto vizatime u bënë gjithmonë e më komplekse, pas kërkesave të pronarëve të kuajve.
Siç është e thjeshtë të imagjinohet, nuk kanë munguar as kritikat negative nga ana e atyre që mbështesin faktin se një kalë nuk duhet të përdoret në këtë mënyrë. Në të vërtetë duket se të tilla prerje në qimet e kuajve kanë përfitime për vetë kafshën, duke i ndihmuar që të jenë më të shëndetshëm.
Praktikisht, ajo që bën Melody është thjeshtë prerja e qimeve të kuajve, pa ushtruar asnjë lloj dhune apo force që e dëmton kafshën. /tesheshi.com/