Kjo vezë gjigante lundruese në lumin Beaulieu mund të duket si një foto nga filmat fantastiko-shkencor por kjo strukturë prej druri ka kushtuar 40.000 stërlina.
Banesa do të shërbejë si shtëpi, por edhe zyrë për artistin Stephen Turner.
Ajo është projektuar që të ketë ndikim minimal mjedisor. 58-vjeçari synon të nxjerrë në pah ndryshimin e klimës, ndërsa pritet që nga viti i ardhshëm të jetojë atje.
“Puna ime ka shumë lidhje me natyrën dhe proceset natyrore dhe marrëdhëniet që kemi me natyrën” shprehet Turner./tesheshi.com/