Artisti kanadez Michael de Adder ka ndërprerë marrëdhënien e punës me të gjitha gazetat kanadeze ku punonte me karikatura, dhe e gjitha kjo erdhi pasi ai bëri një sosh Presidentit amerikan Donald Trump.
Adder thotë se u lirua nga puna pasi e portretizoi Trump si “njeri të pakujdesshëm”, i cili luante golf ndërsa pranë trupave të pajetë të emigrantëve Oscar Martinez Ramirez dhe vajzës së tij.
Fotot tronditëse të tyre shkaktuan zemërim në mbarë botën dhe ngritën pikëpyetje mbi trajtimin e azilkërkuesve, veçanërisht nën udhëheqjen e Trump.
Pasi mblodhi mjaft përkrahje në mediat sociale, Adder thotë se megjithatë nuk ndjehej si një viktimë, dhe shprehet i bindur se do ta përsëriste. /tesheshi.com/