Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Artileria e rëndë” ndaj Gjergj Bojaxhiut e ka burimin tek “koleksioni” i pasur i dosjeve për baronët e naftës

by te Sheshi
04/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Artileria e rëndë” ndaj Gjergj Bojaxhiut e ka burimin tek “koleksioni” i pasur i dosjeve për baronët e naftës

Nga Ylli Pata

Sa vjen dhe bëhet më i egër dhe i ashpër sulmi i pazakontë politik ndaj Gjergj Bojaxhiut, një ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, që politikisht nuk ka aq peshë në raport me  municionet e artilerisë së rëndë mediatike që i janë drejtuar.

Ditën e sotme, në llogore është rreshtuar dhe  përditshmja Panorama, një organ mediatik i njohur për pozicionet e afërta me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Në llogore ndodhen gjithashtu Koha Jonë, Standard, Telegraf etj, të cilët janë të identifikuara si pranë Metës.

Gazetarë si Nikollë Lesi bërtasin në shkrime duke linçuar Bojaxhiun dhe kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm arrestimin e tij.

Po pse vallë, kur këto media asnjëherë nuk kanë kërkuar që e njëjta gjë të bëhet për zyrtarë të lartë të kapur edhe live duke kërkuar rryshfet, apo që u kanë dalë lajme bombastike abuzimesh?!

Si qëndron pra e vërteta?!

Gjergj Bojaxhi drejton një kompani, e cila është përfaqësuesja shqiptare e Petrolifera Italo-Albanese, një gjigand italo-rumun që Fatos Nano i dha konçensionin e ndërtimit të një porti depozitash karburanti në Vlorë.

Që do të thotë që të gjitha kompanitë e naftës që blejnë karburant jashtë shtetit do të duhet ta depozitojnë sasinë e importuar në magazinat që ndodhen në Vlorë.

Një depozitë e ngjashme është ndërtuar edhe në Porto Romano në Durrës. Praktikisht këta janë vendqëndrimet e vetme të karburantit që përdorin kompanitë në Shqipëri, për të shitur më pas naftën apo benzinën me pakicë.

Për këtë vendqëndrim kompanitë paguajnë një qira të caktuar.

Përveç këtij aspekti, pra marrjes së qirasë nga kompanitë shqiptare, Petrolifera zotëron një asset tjetër të “paçmueshëm” siç cilësohet nga ekspertët jo vetëm të ekonomisë por strategët e pushtetit.

Ajo ka në mënyrë të saktë dhe të detajuar të gjitha të dhënat e kompanive që kanë bërë transaksione me naftën, në vlerë monetare dhe sasi.

Ndërkaq, siç mësohet, historiku i këtyre të dhënave ku është pasqyruar gjithçka e bërë me naftën në vite, përfshin në të edhe operacionet apo dokumentacionet si akte nënligjore të katër ish-ministrave të Energjitikës: Genc Rulit, Dritan Priftit, Ilir Metës, Nasip Naços, përfshirë dhe atë aktualin, Damian Gjiknuri.

Por ndërsa Ruli, Prifti apo ministri aktual nuk është shqetësuar fare për këtë qëllim, zhurma e stërmadhe e nisur këto ditë, një herë me “nikckname”-in “hetim nga policia” por më pas nga Prokuroria, ka si strumbullar vetëm qarqet pranë Ilir Metës.

Burime të rëndësishme pranë mazhorancës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një dosje të “firimit” të një sasie të madhe karburantesh nga TEC-i i Vlorës, e cila administrohej nga Ministria Energjitikës në periudhën 2012-2013.

Dosje që është dorëzuar “diku” dhe pritet të aktivizohet, duke risjellë edhe një herë zhurmën e madhe mbi administrimin e pasurisë kombëtare.

Bojaxhi në këtë rast nuk është as një pushtetar dhe as një person që ka fuqi firme që mund të trondisë pushtetin, por siç mësohet gjithë këto vite, falë edhe mundësisë së kompanisë së tij, ka koleksionuar dosje, që në këto kohë janë pasuria më e madhe sesa vlera monetare apo pushteti politik.

Gjatë intervistës në Top Story, Bojaxhi përmendi më shumë se një herë qënien e tij si shtetas amerikan dhe kontaktin me autoritetet e SHBA-së për të dhënat e kompanisë së tij.

“Unë jo vetëm në institucionet shqiptare, por edhe në institucionet përkatëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kam pasqyruar në mënyrë të detajuar të gjitha transaksionet e kompanisë, pasi janë detyrim ligjor”, tha Bojaxhi i intervistuar nga Sokol Balla.

Kjo siç duket ka qenë fraza më e frikshme që një ditë më pas shkaktoi tsunamin mediatik ndaj tij duke kërkuar nga Adriatik Lalla arrestimin sa më të shpejtë. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Tashmë edhe Turqia lëviz në vendet Shengen pa viza

Tashmë edhe Turqia lëviz në vendet Shengen pa viza

Pija kishte shumë akull, klientja kërkon 5 milion dollarë dëmshpërblim nga Starbucks

Pija kishte shumë akull, klientja kërkon 5 milion dollarë dëmshpërblim nga Starbucks

Meta takon Lu e Vlahutin për reformën në drejtësi: Të vendosur për të votuar paketën kushtetuese

Meta takon Lu e Vlahutin për reformën në drejtësi: Të vendosur për të votuar paketën kushtetuese

TË FUNDIT

  • Të fundit
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Klima që i kushton Evropës miliarda euro

Klima që i kushton Evropës miliarda euro

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni