Harroni ato që thonë liderët. Nëse dëshiron të kuptosh se çfarë po kurdisin në të vërtetë, duhet të shohësh pikturat që varen pas tyre në konferenca shtypi dhe takimet shumëpalëshe, apo kur ata pushojnë spontanisht përgjatë një korridori e iu përgjigjen pyetjeve të ndonjë gazetari. Pamja e heshtur e ndonjë portreti të drejtpeshuar që ju vështron pas supeve të David Cameron apo Vladimir Putin është shpesh më shumë i ngarkuar e i orkestruar qëllimisht për të qenë aty, sesa ju mendoni. Shpesh këto mesazhe të zbehta janë mjaft të lehta për t’u çkoduar.
Mjaft të kujtosh një fotografim të presidentit francez, Francois Hollande në muzeun e Luvrit në Paris. Me sfondin pas tij që paraqiste dy portrete të mjeshtrit holandez, Rembrandit që kishin qenë pronë private për 130 vjet (Luvri i bleu pikturat së bashku me muzeumin Rijksmuseum në Amsterdam), Hollande u transformua në një kampion të kulturës publike mbi pronësimin e saj nga të pasurit.
Merkel që qëndron para vizionit të mbijetuar të fëmijërisë së një bote paqësore provoi të ishte me elokuente sesa çdo fjalim që ajo mund të shpresonte të mbante. Nuk ishte aspak e vështirë të kuptohej përse kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte aq e gatshme në janar 2016 të fotografohej përpara “Vajzave në Fushë”, një pikture të vogël të dy vajzave me fustane me lule plot ngjyra. Punimi, krijuar në vitin 1943 nga 8-vjeçarja Nelly Toll në një geto hebreje në Poloni ishte paraqitur si pjesë e një ekspozite për artin e Holokaustit jashtë Izraelit.
Në një moment të rritjes së anti-semitizmit në Europë, imazhi i Merkelit përpara këtij vizioni fëmijëror të mbijetuar nga holokausti thoshte shumë më tepër sesa mund të shpresonte Merkel.
Edhe pse secili nga liderët botërore është padyshim i ndërgjegjshëm për sinjalet e propagandës vizuale rreth tyre, menaxherët përgjegjës për formësimin e imazhit të presidentit amerikan i kanë çuar gjërat në një nivel tjetër. Le të marrin udhëtimin e presidentit Obama së fundmi në Kubë – vizita e parë e këtij lloji nga një president amerikan në 88 vjet. Udhëtimi i shkurtër i Obamës prej 145 kilometrash nga Shtetet e Bashkuara në fqinjin e vet të Karaibevenë mars 2016 ishte hapi i tij më i guximshëm në avancimin e axhendës për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Por ishte një pikturë e një artisti kuban që “vodhi” vëmendjen e shfaqjes.
Mes ngjarjeve më të pavolitshme në itinerarin kuban të Obamës ishte një takim me një grup disidentësh politike, shumë prej të cilëve frikësohen se normalizimi i marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Havanës vetëm sa do të trimërojë presidentin kubanez, Raul Kastro duke legjitimuar regjimin e tij. Ishte piktura e Enter Michel Mirabal, një artist kubanez kontemporan, “Miku im i ri” që përbënte sfondin e takimit.
Punimi që paraqet përfaqësime të flamujve kubanë e amerikanë, njëri në krah të tjetrit hartuar lirshëm me gjurmë gishtash të kuqe, të bardha e blu mbi një fushë gru neutral, shtrihej në mënyrë evokative pas Obamës ndërsa ai ishte i ulur në një tryezë të gjatë për të diskutuar shqetësimet e qeverisë kubaneze. Si një
Si një simbol sublime në gjendje të kapte, nga njëra anë, kauzën e atyre që shtypen nga qeveria kubaneze, dhe në anën tjetër, angazhimin e Obamës për t’i dhënë fund sanksioneve kundër Kubës, nuk mund të kishte pikturë të zgjedhur më zgjuarsisht.
Stuhia e gjurmëve anonime të duarve jep ndjesinë e artit të rrugës apo diçkaje të ndërtuar paligjshmërisht: një dendësi pafajësie që risjell në mendje figurat prej balte që bëjnë fëmijët në kopsht. Në të njëjtën kohë, dy flamujt duken të jenë anagram vizuale të njëri-tjetrit, secili i kompozuar me të njëjtat gjurmë pëllëmbësh në kombinime të ndryshme, si një shprehje e thjeshtë e idesë së të dyja vendet janë në thelb të pandashme.
Obama është shndërruar në një shef kurator kur vjen puna për vënien në skenë të ngjarjeve ku merr pjesë. Më 25 shkurt 2016, presidenti amerikan përsëriti qëllimine tij (një zotim kyç elektoral kur ai kandidoi për herë të parë në vitin 2008) për të mbyllur qendrën e ndalimit në Guantanamo Bay, në Kubë, një qendër emblematike e trajtimit kontrovers nga Amerika të të dyshuarve për terrorizëm. Përpjekjet e hershme të Obamës për ta mbyllur qendrën ndeshën në rezistencë nga ata që argumentuan se lëvizja do të dërgonte një sinjal për islamistët se vullneti i Amerikës për të mposhtur xhihadistët po shuhej.
Përkundër këtyre akuzave për dobësi, vendimi i Obamës për të mbajtur një konferencë shtypit ku të njoftonte vendosmërinë për të mbyllur Guantanamon një herë e përgjithmonë në sfondin ku dukej portreti heroik i parardhësit të Obamës, Teodor Ruzvelt, nuk ishte aspak aksidental. Në fund të fundit, Tedi Ruzvelt i cili në vitin 1898 drejtoi kavalerinë legjendare në të ashtuquajturën fitore të “Kalorësve të Ashpër” kundër lordëve spanjollë në Kubë, në radhë të parë ndihmoi të vendoste kontrollin amerikan në Guantanamo Bay. Duke e vendosur vetëm vizualisht pranë portretit heroik të liderit që kalëron, të cilit i atribuohet edhe kredoja “fol butë por mbaj një shkop të madh me vete” , Obama shpresonte të përfitonte nga reflektimi i testosteronit të presidentit më maço të Amerikës.
Ekipi i Obamës nuk është, sigurisht, unik mes administratave të fundit në të kuptuarit e fuqisë së artit për avancimin e axhendave të tyre. Xhorxh Bush, shumë kohë përpara se Obama të fillonte, ishte në pension kur nisi të kapte (apo të torturonte) me furçë ngjashmërinë e liderëve të huaj me të cilët ishte përballur si president, duke zhvilluar një manipulim alarmant të aestetikës si mënyrë për të kontrolluar opinionin publik.
Në fillim të shkurtit 2003, kur Shtetet e Bashkuara po nxisnin sulmin ndaj Irakut në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët instaluan një perde blu përgjatë tapicerisë që varet në afërsi të rrugës së hyrjes për në Këshillin e Sigurimit, pikërisht në vendin ku zyrtarët e Departamentit të Shtetit filmoheshin nga ekipet televizive. Çfarë punimi konsiderohej kaq i rrezikshëm sa nuk mund të transmetohej në dhomat e ndenjies së shikuesve ndërsa zyrtarët e Bushit lobonin për të nisur fushatën zemërake kundër Sadam Huseinit?
Përgjigja ishte një version gjigand në tapiceri i kryeveprës anti-fashiste të Pablo Pikasos “Guernica”, një panoramë e gjerë 3.4 metra që tregonte tmerret e bombardimeve ajrore të vitit 1937 në një qytet antik bask. Punimi origjinal në kanavacë me bojëra vaji (që tashmë qëndron në muzeumin e Prados në Madrid) ishte i ekspozuar në Nju Jork përgjatë gjithë kohës së protestave të dhunshme kundër luftës në Vietnam në fundin e viteve 1960 dhe në fillim të viteve ’70 dhe shihej nga shumëkush si një pikturë, shpirti i së cilës ishte në kundërshti me agresivitetin e politikës së jashtme amerikane. 30 vjet më pas, Guernica, kaosi i pezullt i kokave të kuajve dhe gjymtyrëve të mbushura me tmerr shihej nga zyrtarët e administratës si shumë e rrezikshme për të qenë sfond përpara të cilit do të fotografoheshin lobistët e luftës.
Marrëdhënieve intensive midis politikave presidenciale dhe artit visual do t’u jepet një shtytje e re nga ai që do të fitojë zgjedhjet e zhurmshme që kanë mbërthyer Shtetet e Bashkuara. Nëse fiton Hillari Klinton dhe e sjell përsëri në Shtëpinë e Bardhë familjen e saj, veprimi i saj i parë në politikën e “syrit” do të jetë heqja e shpejtë nga ekspozimi në public i portretit zyrtar të burrit të saj që tashmë varet në galerinë e portreteve në Institutin Kombëtar Smithsonian?
Në vitin 2015, 10 vjet pasi artisti Nelson Shanks paraqiti portretin e Bill Klintonit, ai rrëfeu se kishte përfshirë në këtë punim një referencë të maskuar të lidhjes së Klintonit me Monika Levinskin. Por çfarë do të ndodhë nëse Trump triumfon në nëntor? Plani i tij për të ndërtuar murin prej 1600 kilometrash mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është ëndërra e çdo artisti të grafiteve. Nëse ndërtohet, sigurisht që do të rezultojë të jetë kanavaca më e madhe e pastër në të gjithë historinë e artit perëndimor.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/