Kryeprokurorja Arta Marku shkarkoi kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili njihet edhe si prokurori i çështjes “Tahiri”..
Në vend të tij është emëruar Donika Prela, e cila deri tani ishte prokurore e Durrësit.
Mediat pranë opozitës e kanë cilësuar këtë lëvizje si zbehje e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm,
Sipas tyre, kjo u bë pas thirrjes së ish-shoferit të Saimir Tahirit për të dëshmuar.
Madje akuzat shkojnë edhe më tej, ku kryeprokurorja e sapoemëruar akuzohet se ka liruar djalin e Gramoz Ruçit, i cili në vitin 2012 kreu një aksident automobilistik. /tesheshi.com/