Të kesh një tavolinë të çrregullt, në zyrë, është shenjë inteligjence. Sipas një kërkimi të zhvilluar në Universitetin e Minesotës, janë disa avantazhe të dukshme në të qenit të çrregullt, të paktën sa i përket ambientit të punës.
Për ta vërtetuar këtë, kërkuesit kanë formuar dy grupe dhe i kanë vënë në një zyrë ekstremisht të organizuar, grupin tjetër e kanë vënë në një ambient me letra të shpërndara gjithandej.
Në eksperimentin e parë, rezultatet e përgjigjeve të ishin krejtësisht të zakonshme. Krejt ndryshe ndodhi me grupin tjetër, anëtarët e të cilit propozuan ide të reja e të paparashikuara.
“Të pasurit një zyrë të çrregullt stimulon krijimtarinë. Ambientet e rrëmujshme na bëjnë të mendojmë se mund të thyejmë rregullat, na rrisin ndjesinë e lirisë dhe gjenerojne ide të reja. E kundërta ndodh me rregullin që të bën të qendrosh brenda kornizave”- shpjegon psikologia Kathleen Vohs./tesheshi.com/