Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arsyet jo-publike të Konventës së LSI-së dhe lufta me PS-në për “armatën” e militantëve lëvizës

by te Sheshi
06/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Arsyet jo-publike të Konventës së LSI-së dhe lufta me PS-në për “armatën” e militantëve lëvizës

Monika Kryemadhi ka thirrur me një lehtësi proceduriale organin më të lartë të partisë, e cila e zgjodhi pas zgjedhjeve në krye të partisë së Ilir Metës, duke kryer rokadën e “regjentit” Vasili.

Në dukje, Konventa e LSI-së u mbodh për t’i dhënë mandatin kryetares që të legalizojë aleancën politike me Partinë Demokratike, e cila tashmë do të kthehet në aleancë elektorale në çdo moment zgjedhor që të vijë; rregullisht që në zgjedhjet vendore të vitit 2019, të cilat për t’u përgatitur do të nisin që në janarin e 2018-s.

Por realisht, kryetarja e LSI-së thirri organin më të lartë të partisë së saj për të demonstruar një provë “force”, por edhe për të testuar njerëzit e LSI-së që kanë dhënë shenja se kanë nisur një fazë të fuqishme eksodi.

Humbja e “tepsisë” në zgjedhjet e 25 qershorit ka shkaktuar një tronditje të madhe në forcën politike që është projektuar si një grupim pragmatist, duke lëvizur sa në aleancë me Partinë Demokratike e sa me atë Socialiste.

Dhe pikërisht këto aleanca i kanë dhënë LSI-së “ushqimin” për militantët-lëvizës, të cilët janë kthyer në mekanizmin fitues të kësaj partie për të shtuar votuesit.

LSI, pas uljes drastike që pati në vitin 2009, arriti të fuqizohej në zgjedhjet vendore të 2011-s, sidomos në Tiranë, pas një aleance të fortë me PD-në ku Lulzim Basha i dha partisë së Metës një “pjesë të madhe torte” të Bashkisë së Tiranës.

Në 2013-n, Ilir Meta hyri në aleancë me Edi Ramën vetëm pasi arriti të merrte rreth 40% të të gjithë “tepsisë” së pushtetit nga qendra në bazë, të cilën në zgjedhjet vendore të vitit 2015-s e konsolidoi.

Por tani, duket se ka ndodhur një ngërç real në strukturat e LSI-së që nuk përgjigjeshin prej kohësh sipas sistemit klasik të ROGL-së, pra njëri lajmëron tjetrin, ai dikë tjetër, duke formuar një zinxhir perfekt organizativ që përveç aktivizimit direkt përkthehej edhe në kontribute financiare të dhëna nga militantët.

Ndërsa PS, me marrjen e pushtetit tek-pullë, po përdor një taktikë të lashtë sa bote: “divida e impera”, duke seleksionuar me kujdes shumë kirurgjik militantët e LSI-së.

Ndërsa janë larguar menjëherë të gjithë drejtorët e mëdhenj që u propozuan nga partia e Metës 4 vjet më parë, ende nuk ka nisur “fshesa” e pjesës tjetër që është më voluminozja.

Siç mësohet, kjo është taktikë që mund të përkthehet edhe si një ofertë ndaj nëpunësve të emëruar nga LSI-ja, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve nuk janë të lidhur shpirtërisht me partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi, por thjesht për pragmatizëm.

Dhe kreu-grua i LSI-së, si për të vënë në provë “besnikërinë” e militancës, thirri në Konventën e së dielës pikërisht atë pjesë të administratës që ka përfituar nga punësimi dhe që nuk ndodhet në pjesën e lartë të emërimeve.

Siç mësohet u thirrën për t’u provuar pikërisht njerëzit e emëruar kohët e fundit, ata pak para zgjedhjeve,  dhe kjo ka qenë një testim për të parë kush po bëhet gati të iki dhe kush mund të rrijë.

Dhe në këtë pjesë është zhvilluar një duel në distancë me PS-në, pikërisht që të trazojë ujrat e militancës së LSI-së.

Pjerin Ndreu, një deputet i PS-së në qarkun Lezhë, i cili ka qenë një nga themeluesit e LSI-së por që ka ikur nga partia e Metës që në vitin 2009, në zgjedhjet e fundit përplasjen më të madhe në qarkun e tij e zhvilloi me LSI-në dhe Ilir Metën, i cili shkoi direkt madje me eskortë Presidenti në Lezhë, ku përmendi edhe “armatosjen” e popullsisë.

Në një postim në faqen e tij, pikërisht ku pro zhvillohej Konventa, Ndreu shkruajti:  “Kjo koha e sotme ka risi, sepse qeveria mbush sallat e konventave ku villet vrer kundra saj me te punesuarit e administrates se vet ! Thuhet se ka ikur koha e kesaj dhe asaj, por ne fakt koha e askujt s’ka ikur. Ata jane aty, te qete dhe helmues duke duartrokitur ne konventa, te trashur me rrogat e shtetit ! Tepsia qenka e forte dhe rezistente, nuk tundet nga fjalet !”

Një mesazh i fortë e i qartë për ata që kanë zbatuar urdhrin e Kryemadhit.

Vetë LSI, për të mbajtur të karikuar militancën e saj po përdor taktikën se “ka mundësi të forta dhe fuqi edhe presidenciale për të rrëzuar Edi Ramën” dhe së shpejti do të ketë qeveri tjetër ku LSI do të marrë sërish në dorë të ashtuquajturën “tepsi” që  Edi Rama e ktheu në eufemizëm.

Duke firmosur aleancën me PD-në, që virtualisht rrisin potencialin për një riardhje në pushtet, LSI mund të mbajë ende një pjesë të militantëve në këmbë, sidomos ata që i ka marrë nga radhët e së djathtës. Por kjo rrezikon atë pjesë mbështetësish që kanë ardhur nga e majta.

Sërish edhe këtu LSI po “peshkon” të pakënaqurit brenda PS-së që nuk janë punësuar në administratën publike.

Sidomos në bazë po zhvillohet një betejë e fortë, nga njëra anë prej PS-së për të shkaktuar një eksod nga LSI-ja dhe nga partia e Kryemadhit për ta ndaluar atë.

Pikërisht ky ka qenë edhe shkaku real i Konventës së LSI-së dhe jo miratimi i dokumenteve apo raporteve.

Kjo në partitë shqiptare është një formalitet që mbyllet për 3 sekonda… /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Lista Serbe: S’ndryshojmë qëndrim për ushtrinë, s’ka negociata për Asociacionin

Lista Serbe: S’ndryshojmë qëndrim për ushtrinë, s’ka negociata për Asociacionin

Mërgimi: u largua gjatë luftës, kosovari po e bën namin në Kanada si trajnues pilotësh (video)

Mërgimi: u largua gjatë luftës, kosovari po e bën namin në Kanada si trajnues pilotësh (video)

E mbani mend “Zorro-n”? Ja si duket sot Antonio Banderas

E mbani mend “Zorro-n”? Ja si duket sot Antonio Banderas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni