Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arsyet e përplasjes Rama-Lu dhe sinjali amerikan pas takimit me ish-ministrin e opozitës

by te Sheshi
11/05/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Arsyet e përplasjes Rama-Lu dhe sinjali amerikan pas takimit me ish-ministrin e opozitës

Fshikullimi i fortë i Dinald Lu-së ndaj Edi Ramës nuk duket se ishte thjesht një replikë e “nxehtë” e nisur nga qëndrimi i kryeministrit dje në Kuvend.

Lëvizja e re e ambasadorit amerikan duket një sinjal i qartë politik, i cili deklaratën e sotme e kishte pjesë të një menuje të “gatuar” me kujdes prej ditësh, por që dje e dha një mesazh paraprak dhe sot e përforcoi atë.

Po ç’ndodhi dje? Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar me një nga opozitarët më të fortë të Edi Ramës, ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, në një “kafe demonstrative”.

Duket qartë që ambasadori Lu po synon të lëvizë fort edhe drejt opozitës, për të krijuar një front më të gjerë jo thjesht të besueshmërisë së tij, por të asaj që SHBA ka ndërmarrë me reformën në drejtësi.

Dhe nuk është çudi që një deklaratë e Ylli Manjanit pas replikës Rama-Lu, të mos jetë e rastësishme.

“Edhe Ambasada Amerikane foli! Qartë madje! “Rama të mos flasë në emër të Amerikës”! Po tani?! Pas kujt tjetër do fshihet KryeRilindasi? E përsëris këshillën: ta mbajë Xhafën në qeveri, por jo Ministër të Brendshëm. Le të qeverisin bashkë, por jo të na shesin moral që s’e kanë!”, shkruan Ylli Manjani.

Po ta lexojmë këtë qëndrim me kujdes vërejmë që ai i kërkon Ramës që të vazhdojë të qeverisë me Xhafën, por ta heqë nga posti i ministrit të Brendshëm. Një qëndrim krejt i ndryshëm nga Berisha që kërkon që Fatmir Xhafaj të ndiqet penalisht, apo Lulzim Basha që kërkon të rrëzojë qeverinë “Rama”.

Pra Manjani ka braktisur qëndrimin ekstrem të para ca kohëve dhe është “shtruar” disi.

Një “shtruarje” diplomatike? Nuk ka sesi përjashtohet, pasi përputhet vendi dhe koha: gjithçka ndodhi pas takimit me Donald Lu-në.

Po a është mërzitur Lu me Edi Ramën?

Ka shumë gjasa që qëndrimi i kryeministrit dje në parlament të ketë ndikuar për ta thelluar pakënaqësinë, por duhet ditur se një diplomat nuk vepron kurrë i shtyrë nga emocionet. Aq më shumë Donald Lu që duket se është mjaft “i ftohtë” dhe i “stërvitur” me terrenin e ashpër politik shqiptar.

Ka shumë gjasa që qëndrimi i Ramës, deklarata e Lu-së, kafja me Manjanin të jenë një lëvizje që synon ta sjellë politikën në një pikë më jo konfiktuale, ose thënë më shkoqur, po i jep opozitës së Lulzim Bashës ca fitore të domosdoshme për të mbijetuar dhe për t’u përgatiur për lëvizjet e mëdha që pritet të sjellë reforma në drejtësi.

A është Xhafaj një viktimë e mundshme për të “kënaqur” opozitën dhe vendet skeptike të BE-së në mënyrë që të merret vendimi për hapjen e negociatave?

Nëse do të ishte, dy ministra të Brendshëm si “kurban” do të ishin mëse të “majmë” për çdo opozitë për ta regjistruar si fitore politike.

Fraza e sotme e ambasadorit të SHBA-së që “po e shqyrtojmë çështjen e vëllait të Ministrit Xhafaj”, ishte mjaft e prerë për t’u marrë si rutinë.

Ajo u duk më shumë si qëndrim që bën të ditur një gjë të qartë: se kushdo që hiqet si “i llastuari” i amerikanëve, mund të jetë më i brishti dhe i lehti për t’u sulmuar.

A nuk u fut edhe Saimir Tahiri në Departamentin e Shtetit, madje edhe në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë dhe sot është një i pandehur?

Megjithatë duhet pritur për të vënë “pikat mbi i” nëse qëndrimi i Lu-së paralajmëron diçka të madhe brenda mazhorancës. Pikërisht edhe lëvizja nga krahu tjetër, pasi duket se viktimat do të jenë nga të gjithë krahët dhe “me efekt domino…”. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Bomba tjetër e Çedos: Vuçiç me Putin kanë bërë gati pazarin e rrezikshëm Kosovë-Bosnje

Bomba tjetër e Çedos: Vuçiç me Putin kanë bërë gati pazarin e rrezikshëm Kosovë-Bosnje

Eksperimenti i dobishëm me vezën në kuzhinë, ju tregon shumë më shumë seç e mendonit

Eksperimenti i dobishëm me vezën në kuzhinë, ju tregon shumë më shumë seç e mendonit

Malajzi: hapi i parë para arrestimit, kryeministri ndalohet të ikë nga vendi

Malajzi: hapi i parë para arrestimit, kryeministri ndalohet të ikë nga vendi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni