Alkooli, obeziteti dhe mishi i përpunuar rrisin rrezikun e tumorit në stomak. Kjo është konfirmuar nga raporti i American Institute for Cancer Research dhe World Cancer Research Fund, sipas së cilit, dy rripa bacon (bejkon) rrisin rrezikun në masën 18%.
Studimi, i cili është publikuar në sajtin e institutit, bazohet në 89 studime të mëparshme, me të dhëna mbi 17.5 milion të rritur, mes së cilëve 77 mijë prej tyre vuanin nga kanceri në stomak. Për të rritur rrezikun mjaftojnë tre gota alkool në ditë, 50 gramë mish i përpunuar apo konsumi i konservantëve me kripë.
Edhe pesha ka ndikimin e saj, me rrezikun që rritet me 23% çdo 5 njësi të indeksit të masës trupore. “Kemi gjetur edhe shenja se konsumi i mishit dhe i peshkut në skarë mund të kontribuojë në rritjen e rrezikut, ndërsa konsumi i frutave dhe i perimeve e ul këtë rrezik”, – shkruajnë autorët. /tesheshi.com/