Para se të shpjegojmë se çfarë duhet përdorur në këtë zonë të ndjeshme, duhet të theksojmë se lëkura në ketë zonë është veçanërisht e hollë dhe e ndjeshme. Lodhjet e njeriut me kalimin e viteve si dhe efektet e jashtme shkaktojnë rrudha në lëkurë, vijat e moshës, rrathët e zinj si dhe enjtjet.
Lëkura në zonën e syve është rreth 4 herë më e hollë se në pjesën tjetër të fytyrës, ndaj është e kuptueshme që në këtë zonë është e nevojshme që të përdoren produkte të përshtatshme për të parandaluar dhe kuruar problemet.
Le të mos e harrojmë faktin që sytë tanë janë ndoshta mjeti më ekspresiv për të shprehur ndjenjat tona. Ndaj asnjëherë nuk duhet t’i lëmë pas dore. /tesheshi.com/