Apple ka lançuar së fundmi iPhone-in më të ri. Më i vogël, më i lirë ky smartphone synon tregjet e vendeve në zhvillim dhe tregun kinez njohur si blerësin më të madh në botë për telefonat e zgjuar.
iPhone SE është tentimi i rradhës i kompanisë Apple pas përpjekjes së pasuksesshme tre vjet më pare me iPhone 5C. Ajo çfarë synohet është rritja e ritmit të shitjeve pikërisht në këto tregje ku ka pasur rënie në mbarë botën me produktin e saj më të rëndësishëm, telefonin.
“IPhone SE ofron një nxitje të re për të përmirësuar raportin me përdoruesit që duan një iPhone, por jo një model me ekran të madh” pohoi analisti Bob O’Donnell nga TECHnalysis Research. /tesheshi.com/