Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arsimi në Kosovë, premtimet e politikanëve dhe problemet që thellohen…

by te Sheshi
04/09/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Arsimi në Kosovë, premtimet e politikanëve dhe problemet që thellohen…

Nga Blendi Gashi

Rreth 28 mijë nxënës për herë të parë do ulen në bankat e shkolës në Kosovë. Për të vegjëlit që do nisin klasën e parë dhe prindërit e tyre kjo është një ditë e shënuar.

Në këtë ditë si edhe çdo fillimvit tjetër shkollor nuk kanë se si të mungojnë edhe urimet e politikanëve të cilët shkruajnë ca rreshta në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Por çuditërisht shumica prej tyre nuk flasin për gjendjen në të cilën e kanë katandisur arsimin, ku jo pak nga nxënësit, pa dëshirën e tyre, mund të kenë si mësues një militant të ndonjërës prej partive që do t’u japë “dije” edhe pse mund të mos ketë fare diplomë, ndërsa janë të panumërta rastet kur një mësues i shkollës fillore apo profesor gjimnazi jep lëndë jo adekuate.

Dhe si çdo vit tjetër arsimi parauniversitar, sipas njohësve të kësaj fushe, edhe sivjet do të ballafaqohet me probleme të shumta, ku ndër sfidat kryesore mbetet cilësia e dobët çka kanë treguar edhe rezultat e “PISA”-s dhe politizimi i skajshëm, pra punësimi i kuadrove jo profesionale.

“Prioritet arsimi…”

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, një prej përgjegjësve kryesorë për gjendjen në të cilët ndodhet arsimi sot, ka kërkuar që qeveria e ardhshme të ketë prioritet këtë sistem.

“Është punuar mjaft në periudhën e pas luftës për rinovimin e sistemit arsimor, por ka munguar investimi dhe përqendrimi në cilësi.

Ka qenë logjika e sasisë, e kuantitetit.

Por, kjo nuk do të thotë se s´kemi bërë asgjë, që nuk kemi siguruar cilësi. Kërkojmë që qeveria e ardhshme të ketë prioritet arsimin”, ka deklaruar Bajrami.

Dhe pas tij vërejtje për cilësinë e arsimit ka dhënë edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, i cili po ashtu nuk ka treguar se ç’farë ka bërë në kohën që drejtoi qeverinë.

“Institucionet tona duhet të punojnë më shumë për të krijuar kushte duke përkrahur në çdo formë sistemin e arsimit dhe edukimit, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vlerësimet ndërkombëtare për vendin”, ka thënë Mustafa.

Sigurimi i cilësisë, sfida më e madhe e arsimit

Pavarësisht zërave nga politikanët, koha ka dëshmuar se problemet në arsim po mbetet të njëjta dhe përgjegjësinë pse nuk ka zhvillim e kanë pikërishtë ata, të cilët politizuan sistemin duke punësuar militantët partiakë.

Njohësi i fushës së arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se sfida më e madhe e këtij sistemi në Kosovë është si të sigurohet cilësia, e cila ka të bëjë me mësimdhënien, infrastrukturën, menaxhimin, llogaridhënien, kurrikulat dhe tekstet mësimore.

“Të gjitha këto probleme duhet të adresohen që të ketë përmirësim të cilësisë.  Për shembull, për të siguruar një mësimdhënie të mirë duhet bërë përmirësim i ndjeshme në programet universitare për përgatitjen e mësimdhënësve, duhet i ofruar trajnime cilësore dhe mbështetje të vazhdueshme profesionale. Në vijim duhet bërë liçensimi e mësimdhënësve në bazë të meritave, të cilat përcaktojnë edhe pagën. Qeveria e tregon përkushtimin e vet ndaj arsimit duke i qëndruar besnike obligimeve të veta, gjë që deri tani ka ndodhur vetëm pjesërisht”, thotë Pupovci për tesheshi.com.

Sa i përket punësimit të militantëve në shkolla, Pupovci thotë se kjo nuk do ishte problem nëse ata do të ishin të përgatitur dhe do të kërkohej llogari prej tyre, por që në realitet nuk ndodh.

“Punësimet partiake ose klanore janë të kuptueshme pasi në Kosovë kemi papunësi të madhe dhe partitë shfrytëzojnë çdo mundësi për t’i akomoduar njerëzit e tyre në vende pune.

Kjo nuk do të ishte aq problem sikur ata të ishin vërtetë të përgatitur dhe t’u kërkohej llogari nëse nuk i kryejnë detyrat. Këtu paraqitet problemi, sepse në sistemin tonë të arsimit llogaridhënia është shumë pak e pranishme.

Mungesa e llogaridhënies, në masë të madhe, nxitet nga fakti se ekziston mundësia që testet shtetërore të kalohen pa mësuar, pra duke kopjuar. Kjo bën që askush të mos ndihet keq, pasi nxënësit, formalisht, tregojnë rezultat të mirë në përfundim të nivelit të shkollimit dhe, njëkohësisht, inkurajon strukturat politike që të vazhdojnë me punësime të tilla.

Sikur testet shtetërore të ishin të pakalueshme për ata që nuk kanë mësuar, atëherë presioni i prindërve dhe i zgjedhësve ndaj shkollës do ta minimizonte dukurinë e punësimeve pa meritë dhe të mungesës së llogaridhënies”, thotë Pupovci.

Së bashku në frontin e arsimit…

Ndërsa Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) duke i drejtuar një apel politikës, shprehet se misioni i edukimit mund të realizohet vetëm përmes një fronti të përbashkët, por kurrë duke bërë kritika pa fakte e fyerje të ndryshme.

“As mësuesi,  prindi, nxënësi e as kushdo tjetër nuk mund të dalë fitues i vetëm karshi sfidave dhe kërkesave të kohës për arsimim sa më cilësor e për dije të shekullit 21.

Misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit nuk mund ta realizojmë as duke u kritikuar e fyer pa fakte, por duke u bashkuar në frontin e përbashkët e me qëllimin e përbashkët e të sinqertë për arritje edhe më të mëdha në tërë sistemin arsimor të Kosovës.

Deputetët të kenë kujdes edhe në sjelljet e tyre publike dhe në Parlamentin e  Kosovës sepse, jo pak nga ata, me paraqitje  e fjalor që nuk përkon me  figurën e të zgjedhurit  dhe përfaqësuesit të popullit, po krijojnë ndjenjën e mungesës së një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës  dhe po ndikojnë me fjalorin e rënd e banal edhe në keq edukimin e brezave të ri”, thuhet në deklaratën e sindikatës. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Next Post
Anulojnë divorcin, Pitt e Jolie ribashkohen

Anulojnë divorcin, Pitt e Jolie ribashkohen

Elbasan, bllokohen 15 pika karburantesh: nuk kishin liçenca

Elbasan, bllokohen 15 pika karburantesh: nuk kishin liçenca

Nga Dr. Bled KOMINI: Nacionalistë “pa atdhe”

Nga Dr. Bled KOMINI: Nacionalistë “pa atdhe”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni