Arsenali në fundjavë do të ndeshet me Stoke City-n në kuadër të Premier Ligës. “Topçinjtë” kanë premtuar se do ndajnë nga një 1 funte për çdo biletë të shitur nga ky takim për të ndihmuar krizën e refugjatëve të ardhur nga Siria.
Klube të shumta futbolli në Europë kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar nw këtë krizë. Skuadra londineze Arsenal është e fundit që ka premtuar një ndihmë të tillë. Në konferencën e zakonshme të parandeshjeve, trajneri i saj Arsene Wenger kumtoi një informatë të tillë.
“Në ndeshjen ndaj Stok City-t, ne do të ndajmë nga një funte për çdo bilet të shitur në mënyrë kështu që t`i ndihmojmë refugjatët e ardhur nga Siria”, theksoi profesori.
Më tutje ai shtoi se ai dhe klubi të cilin e drejton, janë të lumtur që po i bashkohen kësaj nisme për të ndihmuar krizën e refugjatëve. Kështu, Arsenali i bashkohet Bayern Munihut, Real Madridit dhe Celtic në ndihmën e refugjatëve sirianë duke kontribuar me shuma dhe forma të ndryshme parash. /tesheshi.com/