Një i moshuar është arrestuar,pasi iu gjetën në shtëpi arsenal armësh dhe municione luftarake. Ai do të përballet me akuzat për armëmbajtje pa leje dhe trafikim armësh e municioni. Policia e Elbasanit tha se në kuadër të operacionit të koduar “Dinamo”, në pranga ka përfunduar 62-vjeçari Engjëll. H., banues në Elbasan. Ai dyshohet se kishte qëllim trafikimin e armëve dhe municioneve luftarake në vlera të ndryshme monetare. Në mesin e armëve të sekuestruara ka automatik, pushkë model 63, pushkë sportive shul, një sasi monetare, qindra fishekë si dhe një thikë./tesheshi.com/