Dizenjoi posterin e fushatës së presidentit Barack Obama në vitin 2008, duke u shndërruar në një figurë të njohur, por kjo nuk e ka shpëtuar artistin e rrugës, Shepard Fairey nga arrestimi për vandalizëm.
45-vjeçari, i njohur në të gjithë botën si autor i manifestit “Hope”
u ndalua në aeroportin e Los Anxhelos, ndërsa ai kthehej nga një udhëtim në Europë. Akuza është ajo e akteve vandaliste mbi 14 zyra në Detroit. Akte vandaliste do të thotë ushtrim I artit të rrugës mbi muret e këtyre godinave, disa pronë e Qeverisë.
Përballja me këto akuza bën që Fairey të rrezikojë gjobë e deri 5 vjet burg. /tesheshi/