Specialja në Kosovë, ajo ka çuar pas hekurave të Hagës katër ish-figura të UÇK-së, mes tyre ish-presidentin Thaçi, ka prangosur së fundi dhe një emër në Shqipëri.
Më saktë, Dritan Goxhaj, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999, është arrestuar në Tiranë pas një urdhër arresti të Speciales. Ai akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.
Kujtojmë se Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri. /tesheshi.com/