Deputetja e cila ka hedhur gaz në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, është arrestuar pasi ka dalë nga mbledhja.
Këtë e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes llogarisë së tyre në Facebook. “Në zyrën e Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvend, u arrestua Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti.
Qeveritarët përmes aparatit të tyre represiv po tentojnë që ta ndalin opozitën. Ne do të vazhdojmë protestën tonë deri në realizimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e VV-së. Kryesia e Kuvendit vazhdoi mbledhjen në një sallë tjetër, por pa opozitën.
/tesheshi.com/