Arrestohet një nga krerët e ushtrisë të muslimanëve të Bosnjës, i akuzuar për krime ndaj serbëve.
Bëhet fjalë për Atif Dudakoviç, komandantin e njësisë së 5-të të Bosnjës.
Bëhet fjalë për një akuzë të ngritur nga prokuroria e Republika Srbska e cila e ka dorëzuar në prokurorinë federale ku theksohet se Dudakoviç është përgjegjës për humbjen e 870 civilëve serbë dhe 400 ushtarë që u vranë nga Batalioni i 5-të i ushtrisë së Bosnjës në në vitin 1995 në bashkitë: Petrovac, Bihac, Bosanska Krupa, Sanski Most, dhe Kljuc.
Sipas Prokurorisë janë gjetur rreth 21 varre masivë të kryera si pjesë e operacionit “Maestral”.
Prokuroria e Republika Srbska thekson se ka filmime të Dudakoviçit që ka urdhëruar vrasje serbësh.
Vetë komandanti boshnjak ka kundërshtuar çdo akuzë dhe është shprehur i gatshëm për çdo gjykim, mjafton vetëm të mos bëhet pjesë e gjuetisë së shtrigave në betejën politike. /tesheshi.com/