Në prag të rikthimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend janë rikthyer edhe arrestimet e deputetëve kosovarë.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar deputetja e saj, Donika Kadaj-Bujupi, për vepra të mëhershme, derisa thotë se pushteti po provokon situatën.
“Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën. Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon”, thuhet në njoftim të VV-së. /tesheshi.com/