Një 51-vjeçar banues në Elbasan është arrestuar në flagrancë në Berat nën akuzën e trafikut të veprave të artit.
Shtetasi Beqir Gjura, u arrestua, pasi u kap duke transportuar me automjetin me targa AA 461 BL në pronësi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan: shpatë antike, pistoletë e vjetër, statuja, papiruse si dhe vepra arti të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”. /tesheshi.com/