Një shtetase 22-vjeçare e shpallur në kërkim prej dy vitesh u arrestua nga policia e Fierit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur arrestimin e Ajsela Metushin, e cila është dënuar nga Gjykata e Lushnjes me 6 muaj burg.
“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin e datës 23.12.2015, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “falsifikim i pasaportave apo vizave””, thuhet në njoftimin e policisë. /tesheshi.com/