Policia greke arrestoi tre shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës. Sipas mediave greke, lënda narkotike sigurohej nga një tjetër shtetas shqiptar.
Mediat raportojnë se u arrestua një 28 vjeçar, i cili po e niste drogën pranë ishullit Mitilini.
Gjithashtu është arrestuar edhe një i afërm i tij, së bashku me një tjetër shqiptar të moshës 36 vjeç.
Këta të dy po prisnin 28 vjeçarin që t’u sillte 1 kg heroinë.
Sipas hetimeve të policisë, ai që qëndron pas trafikut është një 42 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili ndodhet në burg në Greqi nën akuzën e trafikut të drogës.
Media greke nuk bën të ditur emrat e të arrestuarve për momentin. /tesheshi.com/