Institucionet e Kosovës, pas një indiference të kaputueshme e të çuditshme, në fund kanë reaguar për arrestimin e komandantit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Përshembull dje, ku ndërsa në Kuvend po diskutohej mbi Mitrovicën, as kryeministri Isa Mustafa e as ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, nuk thanë asnjë fjalë të vetme për çka u kritikuan ashpër nga opozita.
Dhe është dashur të kalojnë më shumë se 24 orë nga arrestimi i policit Thaçi dhe të vijnë reagimet institucionale.
Ministri Hyseni, sot në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se nuk ka bazë ligjore që polici Thaçi të mbahet nën arrest.
“Është e papranueshme që në listat e Interpolit të jenë njerëz që kanë marrë pjesë në luftë”, theksoi ministri Hyseni, i cili theksoi se po bëhen përpjekje përmes kanaleve diplomatike që të arrihet që komandanti i policisë të lirohet sa më shpejt.
Për arrestimin e kryepolicit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj me ç’rast ka thënë se MPJ është marrë me këtë rast dhe kanë dhënë maksimumin derisa e ka cilësuar si të papranueshëm.
“Rastet e tilla janë të papranueshme për shtetin tonë dhe është e papranueshme që Serbia ka rritur numrin e kërkesave për arrestim të shtetasve tanë. Do ta japim maksimumin që ta zgjidhim këtë çështje”, ka thënë Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë. /tesheshi.com/