PD e ka bërë të qartë tashmë se nuk e pranon arrestimin, tashmë në kushte shtëpie të njeriut të saj në krye të Lezhës, kreut të Bashkisë, Fran Frrokaj. Kryetari Basha, ndonëse jo drejpërdrejt, ka akuzuar organet e drejtësisë për selektivitet politik, por pa thënë nëse Frrokaj është apo jo i pafajshëm për atë që akuzohet.
“Pse nuk është arrestuar Elvis Roshi? Erion Veliaj po tjetërson pronë publike te Teatri Kombëtar bashkë me Edi Ramën. Po tjetërsohet pronë në Fier për të favorizuar iceneratorët e Arben Ahmetajt. Pse nuk vepron drejtësia në këtë rast? Ky është shqetësimi”, tha Basha.
Dhe më tej ai ka përcjell një mesazh që ngjan dhe si kërcënim për drejtësinë,
“Kam mesazh për të gjithë qytetarët: mos harroni, mos heshtni, kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend. Unë mund t’ju them se nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj e të jap vlerësimet e mia për gjyqësorin, por drejtësi është ajo që funksionon në mënyrë të barabartë”, theksoi kreu demokrat.
Deklarimet e tij janë në sinkron me reagimin militant ndaj arrestimit të Frokajt, ku turma mbështetësish politik ç’prej dy ditësh janë tubuar sa para Komisariatit e sa para Gjykatës së Lezhës. /tesheshi.com/