Një ditë pas disa aksioneve policore në Gjirokastër e Sarandë me disa të arrestuar, mes tyre një prokuror e një n/drejtor Spitali, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu doli në një konferencë ku dha detajet e atij që e quajti “megaoperacion ndërkombëtar antidrogë, i koduar si “Brezi i gjelbër”. Fjala është për një linjë trafiku droge nga Shqipëria drejt Greqisë.
Sipas deklaratës, në 10 muaj janë goditur 14 raste të trafikut të drogës, ndërsa u arrestuan në total 61 shqiptarë dhe të huaj, në vendin tonë dhe atë fqinj.
Reagoi dhe ministri Lleshaj, duke shkruar: “Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende”. /tesheshi.com/