Kina ka apeluar Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga “mentaliteti i Luftës së Ftohtë” pas deklaratës së Uashingtonit se do të ndërtonte bomba më të vogla bërthamore, duke krijuar larmi në arsenalin e vet bërthamor.
“Vendi që zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë, duhet të marrë iniciativën për të ndjekur trendin, në vend që të shkojë kundër tij”, tha ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Me këtë deklaratë, Pekini i bashkohet Moskës që më herët dënoi planin amerikan.
Planet e Uashingtonit kanë të bëjnë me shqetësimin për vjetërim të arsenalit bërthamor. Në njoftimin për ndërtimin e llojeve më të vogla të bombave bërthamore, Uashingtoni përmend Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin si kërcënime të mundshme. /tesheshi.com/