Armët bërthamore të SHBA-së mund të përfundojnë në Evropën Lindore nëse Gjermania i largon ato nga territori i saj, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Unë pres që Gjermania të vazhdojë të jetë pjesë e ndarjes bërthamore, sepse është e rëndësishme për Evropën dhe është një kornizë e përbashkët”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Një alternativë ndaj ndarjes bërthamore të NATO-s janë marrëveshje të ndryshme dypalëshe dhe i takon Gjermanisë të vendosë nëse armët bërthamore do të jenë në atë vend.
Alternativa është që ajo të përfundojë në vende të tjera evropiane, në lindje të Gjermanisë, shtoi kreu i Aleancës.
Çlirimi i botës nga armët bërthamore
Ai tha gjithashtu se qëllimi i NATO-s është ta çlirojë botën nga armët bërthamore.
“Por përderisa të tjerët i kanë atë, NATO duhet t’i ketë ato”, theksoi ai. /tesheshi.com/