Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Armatosja e amerikanëve: supersticioni shpjegon pse njerëzit zgjedhin më të keqen

by te Sheshi
21/10/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Armatosja e amerikanëve: supersticioni shpjegon pse njerëzit zgjedhin më të keqen

Një numër i madh votuesish republikanë mbështeten tek bestytnitë.

“The Onion”, revista satirike e ka gjetur formulën më mirë se kushdo për të shpjeguar këmbënguljen e amerikanëve për të mbajtur armë, edhe pse vendi ka përjetuar disa nga masakrat më të rënda për shkak të ligjeve të buta që mbrohen me fanatizëm nga republikanët. “Nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar këtë, thotë kombi i vetëm ku kjo ndodh rregullisht”.

Përmbledhja e revistës satirike për përgjigjen e kundërshtarëve të kontrollit të armëve ndaj masakrave periodike, është po ashtu qesharake. Me pak ndryshime, titujt kryesorë janë të njëjtë, pesë herë: pasi u vranë gjashtë njerëz në Kaliforni në vitin 2014, pas nëntë të vrarëve në Karolinën e Jugut, nëntë të tjerë në Oregon dhe 14 në Kaliforni në vitin 2015 dhe pas vrasjes së 58 njerëzve dhe lëndimit të 489 të tjerëve nga një vrasës i vetëm në Las Vegas më 1 tetor.

Satira lulëzon aty ku dështojnë kontrollet e zakonshme për marrëzinë njerëzore. Në këtë rast, ajo nxjerr në dukje faktet se Amerika edhe pse ka nivel 25 herë më të lartë të vrasjeve me armë zjarri sesa vendet e tjera të zhvilluara, nuk ka një debat serioz sesi të reduktojë masakrat, për shkak se ligjvënësit republikanë refuzojnë të bëjnë të vetmen gjë që mund ta bënin lehtësisht. Duke e bërë më të vështirë për vrasësit të gjejnë armë – ashtu si veproi Australia, Britania dhe Kanadaja – Amerika do të kishte më pak vdekje nga armët e  zjarrit. Megjithatë, vetëm një çerek i votuesve republikanë pranojnë të vërtetën. Pjesa më e madhe e tyre thonë se Amerika do të kishte më pak krim, nëse më shumë amerikanë do të ishin të armatosur.

Shpjegimi i zakonshëm për këtë iluzion është një lobim jashtëzakonisht efektiv për lobimin e klubeve të armëve. Që nga vitet 1970, Shoqata Kombëtare e Pushkëve, mbështetur nga prodhuesit e armëve, ka risjellë atë që dikur ishte një çështje e sigurisë publike, duke e shndërruar në një argument për mbrojtjen e lirisë: nëse beson se pronësia e armëve është një linjë e kuqe e hollë kundër tiranisë së qeverisë, ashtu si pretendon shoqata, nuk ka rëndësi nëse kjo çon edhe në vrasje e masakra.

Në të njëjtën kohë, lobistët i kanë ngacmuar aq shumë ligjvënësit republikanë, gjatë gjithë kësaj kohe, sa asnjë prej tyre nuk guxon të flasë kundër. Pyetur për pozicionin ndaj kontrollit të armëve, Paul Ryan tha se do të fliste më mirë për  shkurtimin e taksave. As satirikja “The Onion” nuk mund të shprehet më mirë se kaq.

Megjithatë, edhe pse votuesit republikanë kanë lëvizur dukshëm kundër kontrollit të armëve përgjatë viteve të lobimit të Shoqatës, vetëm kjo nuk mund të shpjegojë këtë trend. Shumë votues republikanë janë më selektivë në mbështetjen e tyre për armët, sesa ideologët, ata priren të jenë më kërkues për kontrollin e armëve pas një masakre, për shembull.

Po ashtu, duket se të njëjtët njerëz që besojnë se armët e bëjnë Amerikën më të sigurtë janë ata që me gjasa kanë në vetvete edhe mjaft pikëpamje të tjera iracionale. Pothuajse gjysma e republikanëve nuk besojnë tek evolucioni apo ndryshimet antropogjenike të klimës. Ata po ashtu kanë zgjedhur për president një njeri që sugjeron se vaksinat shkaktojnë autizëm. Ngjitja e Donald Trump, në vetvete, sugjeron se çdo shpjegim i sjelljes së republikanëve me rrënjë në ideologjinë konservatore, duhet trajtuar me kujdes.

Në një libër që pritet të publikohet së shpejti, ekspertët e shkencave politike, Eric Oliver dhe Thomas Wood,  me titullin “Amerika e Magjepsur”, ofron një shpjegim alternative. Autorët argumentojnë se njerëzit që besojnë se armët e bëjnë Amerikën më të sigurtë, mes shumë bestytnive, shfaqin një njollë supersticioni që ka ekzistuar gjithnjë në politikën amerikane, në të majtë e në të djathtë, por që në dekadat e fundit është përqëndruar djathtas, dhe tani kërcënon ta përpijë atë. Eksponentët e saj të cilët autorët i quajnë “intuitivë” e kuptojnë botën mbi bazën e ndjenjave dhe instikteve, e jo me doktrina apo fakte empirike, madje edhe kur sfidohen prej saj. “Shumë nga ajo që duket si boshllëk ideologjik në këtë vend”, shkruajnë autorët, “është më shumë për shkak të këtyre intuitivëve sesa parimeve abstrakte apo vlerave”.

Pasi të asimilohet kjo, argumentojnë ata, bëhet më e lehtë për të kuptuar që gjykimet që votues  të tillë përdorin në kohërat e ndryshimeve ekonomike dhe kulturore, si aktualja, qeverisen nga frika. Kjo është një përgjigje si instiktive ndaj pasigurisë dhe vetë-justifikuese, ashtu si në ilustrimin që Oliver bën me një pyetje të djalit të tij 5-vjeçar: “Nëse nuk ka përbindësh në dollap, përse jam kaq i frikësuar?”. Refuzimi i miliona njerëzve për të pranuar disa limite në zotërimin e armëve, madje edhe nëse kjo do i bënte më të sigurta familjet e tyre, reflekton të njëjtën logjikë të trembur.

Po si ka mundësi që një vend kaq i pasur dhe i mirë-qeverisur të veprojë kështu? Eseja klasike e Richard Hofstadter, “Stili paranojak në politikën amerikane”, ofron një tjetër të dhënë. Shkruar në vitin 1964, eseja e lokalizon zemërimin dhe paranohën që kishte karakterizuar trazirat Goldëater, në një histori të gjatë të ndjesive populiste dhe retorikës apokaliptike. Për Hofstadter, stili paranojak ishte këmbëngulës, por një “fenomen fizik” anësor, me potencialin për të t’u rritur në rrethana të caktuara. Rasti më i pritshëm, tallej ai, do të ishte “një konfrontim i interesave të kundërta që janë ose perceptohen të jenë tërësisht të papajtueshme”. Eshtë e mundshme të lexosh historinë amerikane, të dominuar nga lufta për të drejtat civile, luftërat kulturore dhe anësime të panegociueshme, si provë e kësaj lidhjeje.

Sjelljet jo-racionale

Ka pasur shumë sjellje jo-racionale nga e majta, po ashtu, përfshirë armiqësinë ndaj ushqimit gjenetikisht të modifikuar dhe tendencën aktuale të blogerëve të majtë për të parë një rus në çdo hap. Megjithatë fakti që humbësit e betejave kulturore në Amerikë – përfshirë fundamentalistët e krishterë, të bardhët ruralë dhe njerëz të tjerë tradicionalë – ishin djathtaz, e ka bërë këtë territor pronë të paarsyes. Zgjedhja e Trump vulosi gjithçka.  Si një eksponent jo-fetar kundër kontrollit të armëve, ai ishte një kampion për republikanët. Mbështetësit e tij i ndoqën edhe për shkak, se në instiktet e tyre, ku bëhen zgjedhjet intuitive, ata ndjenin se ai ishte në anën e tyre, kështu që gjërat e tjera nuk kishin vlerë.

Për armët dhe shumë më tepër, liderët republikanë i kanë drejtuar pikëpamjet e mbështetësve të tyre shumë më pak sesa mendojnë. Ata dhe bashkëpunëtorët e tyre të Shoqatës së Armëve, nuk mund t’i kthenin votuesit republikanë kaq dramatikisht pro armëve nëse çështja nuk do të ishte mbështetur edhe nga frikërat dhe fantazitë. Dhe kjo u ka shërbyer shumë liderëve. U ka thënë atyre Trump për shef dhe një luftë civile midis populistëve dhe konservatorëve të vërtetë, mbi të cilat mund të mbështesin partinë. Po ashtu kjo i ka lënë ata, pas masakrës më të rëndë mbi civilët në një shekull, me asgjë për të thënë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë
Sociale & Shoqëri

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Next Post
Analiza: ja si shkoi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë

Analiza: ja si shkoi fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë

Real – Barcelona, sfidë edhe politike: Madridi vendos për “pushtimin” e katalanasve rebelë

Real – Barcelona, sfidë edhe politike: Madridi vendos për “pushtimin” e katalanasve rebelë

Kjo vajzë ka aftësi të veçantë, gjen ngjyrën e objekteve përmes nuhatjes

Kjo vajzë ka aftësi të veçantë, gjen ngjyrën e objekteve përmes nuhatjes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni