Gjenerali iranian Qassem Soleimani, i cili i mbijetoi shumë përpjekjeve për atentat ndër vite, u vra nga raketa e tipit Hellfire, të komenduar nga lazer dhe e lëshuar të shkrepur nga një avion pa zhurmë i tipit US MQ-9 Reaper.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se sulmi ishte i bazuar në një vlerësim të inteligjencës që kishte për qëllim të shpëtojë jetën e amerikanëve në rajon mes raporteve që Soleimani ishte duke planifikuar në mënyrë aktive shumë sulme.
Për shkak të këtyre raporteve që Donald Trump vendosi të urdhërojë sulmin menjëherë pa u konsultuar me aleatët e tij.
Videot tregojnë se makinat u shkatërruan menjëherë. Autoritetet iraniane kanë raportuar se dhjetë njerëz janë vrarë dhe gjeneral Soleimani i identifikua vetëm nga një unazë që gjithnjë e mbante në gisht. /tesheshi.com/