Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arkivi i mixhës Rexhep: 12 ton fjalë e thënë dhe e shkruar në shërbim të Kosovës

by te Sheshi
13/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Arkivi i mixhës Rexhep: 12 ton fjalë e thënë dhe e shkruar në shërbim të Kosovës

Nga Shkëlzen Rrecaj

“Skalitësi i fjalës së shkruar në kujtesën e trashëgimisë dokumentare”, kështu mbase më së miri do të mund të portretizohej prof. Rexhep Shahini, i cili edhe përkundër moshës që ka nuk ka, ndërmend të ndalet në veprimtarinë e tij të çmuar.

Shahini ka lindur para 83 vjetëve në fshatin Keqekollë në Malësinë e Gollakut, në familjen e mixhës Shahin, e cila ishte e vetmja që kishte odë në tërë këtë trevë. Ai me shumë kënaqësi pranoi që të ndajë pak çaste për portalin tesheshi.com ashtu që të na zbulojë arsyet, rrugëtimin dhe pasionin e tij në dokumentimin e botimit shqip.

Ishin pikërisht këshillat e gjyshit të tij, mixhës Shahin siç njihej ai në popull, për rëndësinë e fjalës së shkruar ato që ndezën dëshirën te Rexhepi që asokohe ishte vetëm shtatë vjeç përcaktuese të karrierës së tij të pasur prej arkivisti.

Në odën e gjyshit të tij vinin shumë njerëz për të marrë fetva, këshilla dhe ai i pyeste se a keni diçka të shkruar. Rrexhep Shahini 8-vjeçaren e përfundoi në Malësi, kurse 5-vjeçaren normalen në Gjilan, ndërsa shkollimin e lartë teknik 4-vjeçar në Prishtinë. Më pas ai specializohet për fotomikrografi në Budapest- Berlin, fotokinografi në Dunavfilm, ku edhe mori titullin mjeshtër i fotografisë.

20150909_144211

Bisedën me ne, ashtu siç bën me shumicën kur e pyesin se i filloi këtë profesion të rrallë, e nisi kështu: “Unë që jam marrë më këtë profesion tri sende i kam plotësuar: së pari, amanetin e gjyshit tim, së dyti, që ma ka marrë mendja që është më e vlefshmja punë për mua që unë të kem një kapital, dhe së treti, që gjithçka që është e shkruar ta ruaj dhe dokumentoj.”

Mikrografi, prof. Rexhep Shahini, për pesëdhjetë vite me rradhë ka ngritur një bibliotekë me një fond librash shumë të pasur. Ai po ashtu krahas bibliotekës, për gjithë këto vite ka bërë grumbullimin dhe arkivimin e periodikut shqip në Kosovë si dhe zotëron një fond të konsiderueshëm të dokumenteve dhe fotografive, disa nga të cilat janë me vlerë të veçantë për historinë, kulturën dhe artin shqiptar ose siç shprehet vet: “Burimi i këtyre dokumenteve është mirësia e më të diturve për shqiptarët dhe nga shqiptarët.”

20150911_184216

Një kapital të tillë kolosal ai arriti ta tubojë, ta sistemojë dhe ta arkivojë në bibliotekën e tij personale. Materialet tij përfshijnë periudhën 1863-2014, ndërsa në shifra ato nuk janë më pak se 40 mijë njësi dokumentare, arkivi i medieve të shkruara gjatë viteve 1950-1999-2012, 67 mijë ekzemplarë të gazetave 50 mijë ekzemplarë të revistave të ndryshme, 1200 tituj librash të zgjedhura për edukimin e shëndosh dhe paqësor të rinisë shqiptare. Karakteristikë e veçantë e arkivit të prof. Shahinit është se ai peshon mbi 12 ton dhe vlera monetare kap shumën prej 700 mijë eurosh.

Po ashtu, ai që nga vitet e 60-ta në heshtje dhe me durim ka mbledhur dhe arkivuar periodikun shqip të Kosovës i cili përmban 28.000 ekzemplarë revista dhe 35.000 ekzemplarë gazeta, të gjitha të lidhura në mënyrë arkivore. Tërë këtë pasuri ia ka dhuruar Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, duke e bërë të mundur hapjen e arkivit të medieve pranë këtij institucioni, me kusht që menjëherë të fillonte dixhitalizimi.20150911_184341

Një e veçantë tjetër ishte edhe kurreshtja e madhe e gazetave dhe medieve elektronike për këtë njeri, i cili gjatë pushtimit serb pothuajse nuk ishte fare i njohur, por që kishte punuar në heshtje për të ardhmen e kombit dhe atdheut. Që në fillim ai kishte kuptuar që s’ka gjë më të shenjtë sesa mbledhja, grumbullimi dhe arkivimi i tërë asaj lënde që nga librat e rrallë, gazetat dhe deri të dokumentet dhe fotot e shumta, me të vetmin qëllim që brezave të ardhshëm t’ua sillte sa më të plotë jo vetëm kohën që e kishte jetuar, por edhe me shumë se atë.

Prandaj ai ka projekt-programin 1863-2014, në të cilën përfshihet tërë ky kapital i trashëgimisë kulturore-dokumentare.

Në vazhdën e interesimit për punën e madhe të prof. Rexhep Shahinit në grumbullimin dhe ruajtjen e librit shkencor, gazetave dhe revistave si dhe të shumë dokumenteve të rëndësishme, RTK ka bërë një dokumentar në të cilin është pasqyruar në mënyrë të përmbledhur puna kolosale e njërit nga mikrografët më të njohur të ish-Jugosllavisë dhe të vetmit në Kosovë.

Për ne ishte befasi të dëgjonin që një njeri i vetëm të mblidhte të gjithë numrat e gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe si dhe një numër të madh të dokumenteve me vlerë, e që ato të ishin ruajtur aq mirë dhe me kujdes në një shtëpi në një qoshe të lagjes Tophane në Prishtinë.

Të arkivuara me kujdes në arkivin e tij ruhen marrëveshje, konventa, kongrese e konferenca të ndryshme. Ai ka të gjitha këto dokumente që i ka përzgjedhur nga autor të shquar si: Prof. dr. filolog. Myftar Spahiu Thaçi- Amerikë, Prof. Muhamet Gazali-Siri, Dr. Seid Kutub-Egjipt, Prof. dr. Marice Bucallo-Francë, Prof. dr. Krist Maloku-Austri, Prof. dr. Sylejman Govoqi Shkodrani- Jordani si dhe nga dhjetëra e dhjetëra të tjerë nga Kosova, Shqipëria dhe Ballkani apo siç thotë prof. Shahini nga Iliria e dikurshme.

Për më tepër, tërë këtë trashëgimi nuk mendon që t’ia lë familjes së tij, por ai tashmë ka vendosur që ajo t’i dhurohet ardhmërisë shqiptare. Në bisedë me ne ky zotëri i urtë tregon se për këtë kapital nuk ka kërkuar as edhe kompensimin më të vogël, favore apo ndonjë privilegj për veten e tij.20150909_152021

Ai përmes këtij arkivi dëshiron ndriçimin e krimeve serbo-sllave në popullatën autoktone shqiptare. Kjo njëherësh është brenga e tij që me urgjencë të publikohen krimet e shtetit serbo-sllav të bëra në njerëz, pasuri, kulturë dhe ekologji e të cilat kanë lënë pasoja të rënda. Në këtë aspekt, mixha Rexhep (nëse mund ta thërrasim kështu siç është thirrur gjyshi i tij, frymëzuesi i asaj çka bërë ai në jetë) ka pakënaqësi të madhe. Ai thotë se nuk duhet të heshtën dhe fshehën faktet. Sipas tij heshtja e krimeve është përgjegjësi kombëtare dhe krim i shumëfishtë. Ai tashmë iu ka drejtuar institucioneve të vendit që ta mbështesin në publikimin e krimeve të Serbisë në Kosovë.

Përkitazi me publikimin e këtyre krimeve ai veç ka nënshkruar një marrëveshje me Bibliotekën Kombëtare, por ja fatkeqësisht gjithçka mbeti në letër. “Tash e dhjetë vjet pres për një përgjigje zyrtare, por duket se pres kot. Kjo mungesë përgjegjësie nuk vjen nga (pa)aftësia profesionale dhe teknike, por pikërisht nga vullneti politik. Mbase dikujt u është zënë bishti me derë, prandaj e kam të vështirë ta publikojë të vërtetën për krimet gjenocidiale që bëri shteti serb në tokat shqiptare.”, shprehet ai për tesheshi.com.

Prof. Rexhepi është marrë edhe me bibliografi. Deri tani ai ka nxjerrë në dritë dy vëllime të “Librit Islam në Shqip” që përfshijnë 709 tituj. Kjo bibliografi është një thesar i çmuar i literaturës islame në gjuhën shqipe pasi që përmbledh botime duke filluar nga fillimi shekullit të kaluar.

Mbaruam këtë vizitë me ndjenjën e një udhëtimi nëpër kohë ku si shoqërues patëm një njeri të urtë dhe me plot humor për jetën. Një njeri që përkundër moshës ka energjinë që shumë tetëmbëdhjetë vjeçarë do të duhej t’ia kishin zili.

Urojmë që Zoti t’i japë jetë që misionin e tij ta përmbushë ashtu siç ka ëndërruar gjatë, që popullit shqiptar t’i ofrojë të kaluarën e tij, në mënyrë që ajo të shërbejë si udhërrëfyes për brezat që do të vijnë. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit
Sociale & Shoqëri

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë
Sociale & Shoqëri

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025
Next Post
Gjermania nuk e përballon më valën e refugjatëve: ndalon ardhjen e trenave nga Austria

Gjermania nuk e përballon më valën e refugjatëve: ndalon ardhjen e trenave nga Austria

Për një shëndet të mirë të kockave, ja cilët janë ushqimet që duhet të konsumoni

Për një shëndet të mirë të kockave, ja cilët janë ushqimet që duhet të konsumoni

Anija e Rojes Bregdetare “TCSG YASAM”, 704, po qëndron në portin e Durrësit: kush të dojë mund ta vizitojë

Anija e Rojes Bregdetare “TCSG YASAM”, 704, po qëndron në portin e Durrësit: kush të dojë mund ta vizitojë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni