Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ARKITEKTURË: Rasti shqiptar i projektimeve të gjymtuara për njerëzit me aftësi të kufizuara

by te Sheshi
26/06/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
ARKITEKTURË: Rasti shqiptar i projektimeve të gjymtuara për njerëzit me aftësi të kufizuara

Nga Brunilda Basha*

Dëgjojmë shpesh të flitet për problematika nga më të ndryshmet në Shqipëri. Nga papununësia, tek varfëria, tek rryshfetet, dritat, rrugët, dhuna, partitë, spitalet, shërbimi  jo professional, por shumë pak, ose pothuajse aspak rreth ambjentit në të cilin ndodhin tërë veprimtaritë tona të ditës. Dhe ato pak diskutime rreth ambjentit ndërtues do jenë ose mbi lejet e objekteve, ose mbi shembjet masive të bashkisë, ose mbi disa “mega” (i thënçin) projekte si stadiumi apo sheshi Skenderbej. Shpeshherë elementët më thelbësore të cilat bëjnë nje ambjent të jetë i banueshëm lihen në harresë. Ndoshta rezultat i kësaj është  kultura e pakët që kemi ne si shoqëri ndaj rolit të arkitekturës, në një moment kur kjo fushë e profesionit është më prezente në jetët tona më shumë se çdo gjë tjetër. Si mjeku dhe juristi, si prindi dhe fëmija, si profesionisti dhe punëtori i thjeshtë jetojnë, punojnë, kryejnë tërë veprimtarinë e tyre brenda një objekti apo mjedisi të caktuar. Me pak fjalë ndeshen me të në cdo moment duke mos e vënë re fuqinë që ka arkitektura për të bërë jetën tonë më të rehatshme.

BIG . Various Architects . ULOBA Headquarters . Drammen (2)

Këtu vlen të përmenden masat projektuese të cilat i përgjigjen antropologjisë së çdokujt, tërë kategorive të moshave, njëkohësisht dhe njërëzve me aftësi të kufizuara. Kështu, harrojmë rreth vizave të bardha, rreth ashensorëvë nëpër ndërtesa, rreth  hapësirave publikë; si tualetet, parking-u, shenjat e qarkullimit për personat me aftësi të kufizuara, materialet e dyshemesë, ramp-et  apo trotuaret  për ta. Jo më kot, rrallë herë rastisim të shohim njerëz me aftësi të kufizuara të ecin vetëm nëpër kaosin e trafikut të rënduar nëpër rrugët e Tiranës. Ndërkohë, në vendet e zhvilluara,  si USA (ku dhe lindi filozofia e dizajnit universal) Australi, UK, Singapor  e më gjerë, njerëz të tillë kanë akses në çdo vend madje edhe të pashoqëruar, sepse rrugët, stacjonet, dhe  ndërtesat i janë përgjigjur më së miri nevojave përkatëse të çdo grupi.

Në lidhje me këtë, para disa javësh në Kuala Lumpur u mbajt konferenca ndërkombëtare mbi Dizajnin Universal (Barrier Free Architecture). Organizatorët më dërguan një ftesë për ndonjë studim  në lidhje me aplikimin  e “Universal Design” në Shqipëri. Kjo do shtonte larmishmërinë e  eksperiencave, ku disa shtete do të ndanin  pikëpamje dhe qasje të ndryshme  mbi këtë pjesë të dizanjit arkitekuror. Dëshira për të marrë pjesë nuk më mungonte aspak. Me siguri fakti i të qënit një vend i vogël dhe jo shumë i njohur, ka bërë që në mënyrë të pavetëdijshme të dëshirojmë të shfaqim vlerat tona kurdoherë. Për të treguar se: Jemi dhe Ne! Shqipëria e vogël e Ballkanit me bukuri natyrore, arkitekurë antike dhe klasike, (ndonëse e lënë pas dore) po aq sa dhe moderne.  Por, fatkeqësisht gjithçka mbetet me kaq. Sa herë na duhet të flasim për vendin tonë i referohemi të shkuarës, ose begative që vetë Zoti ia ka falur atij vendi.  Pasuri natyrore të lëna në mëshirë të fatit, monumente të harruara, ndërtesa historike që shemben lehtësisht për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati.

sIda

Rrjedhimisht, ftesës ju përgjigja negativisht. Për hir të vërtetës shumica e ndërtesave publike në Shqipëri jo vetëm që nuk ndjekin asnjë standard të dizanjit universal, por as parimet më bazike të urbanistikës në shkallë të gjerë, si dhe udhëzimet teknike të ndërtesës në vetvete.  Nuk mundesha të pohoja se në Shqipëri mungon planifikimi  i mirëfilltë urban i qyteteve, implimentimi ekologjik, nuk aplikohet distanca minimale midis dy objekteve, se si shtesat dhe katet e objekteve shtohen pa leje apo me leje të gabuara duke bllokuar pamjet vizuale dhe depërtimin e dritës në banesën e fqinjit. Nuk mundesha të pohoja se në Shqipëri nuk ndiqet standarti i 10% gjelbërim i shfrytëzimit të tokës ku ngrihet një objekt.  Nuk mund të pohoja se në Shqipëri as nuk shqetësohen për elementet e evakuimit në ndërtesë në rast emergjence.  E aq më pak të mendojnë për t’i krijuar kushte sa më komode njerëzve me aftësi të kufizuara. Qartazi,  arkitektura, kryesisht për arsye të jashtme, të imponuar nga nënpunësit ligjor, politika ose klientela te cilët synim kanë shkurtimin e kostit, ka humbur misionin primar të saj: të zgjidhë problemet për përdoruesit e ambjentit dhe të bëjë jetën e njerëzve sa më të lehtë.

univeral-design-wheelchair-ramp

Hapi i parë që mund të ndërmerret  për të përmirësuar performancën e një objekti egzistues për njerëzit me aftësi të kufizuara, ashtu si dhe shumë shtete të tjera po bëjnë, është auditimi teknik nga ekspertët për të vlerësuar performancën e tij.  Nëpërmjet auditimit teknik mësohet se sa përqind të rregullave të dizajnit Universal janë aplikuar dhe a janë marrë parasysh nevojat që  kanë njerëzit me aftësi të kufizuara. Së dyti, kjo mundëson të nënvizohen problemet dhe zgjidhjet e nevojshme për t’i përmirësuar ato.  Çdo njeri duhet të jetë në gjendje të orientohet lehtësisht në rrugë, parqe,  spitale, shkolla, zyra, banka, qendra tregtare e shumë të tjera.  Përveç kufizimeve qç kanë në trupin e tyre, ndihmave sociale, pensioneve, mundësisë së arsimit apo punësimit,  duhet t’u vijmë në ndihmë dhe nga ana fizike që të jenë në gjendje të përdorin ndërtesat dhe vendet publike të qetë dhe të sigurtë sa më shumë të jetë e mundur, pa ndihmë të posaçme.

Ndoshta, në vazhdimësi të përmirësimit të qytetit dhe punës energjike që Bashkia duket se ka marrë së fundmi, në projektin e tyre për t’i kthyer qytetin qytetarëve të saj, duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë dhe  njerëzve me aftësi të kufizuara. /tesheshi.com/

*Arkitekte

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Njihni poliglotët, por a keni dëgjuar ndonjëherë për hiperglotët?

Njihni poliglotët, por a keni dëgjuar ndonjëherë për hiperglotët?

Nga Valter NASUFI: Perandoria Osmane dhe protestantët

Nga Valter NASUFI: Perandoria Osmane dhe protestantët

Palestinezët përplasen me policinë izraelite për el-Aksanë

Palestinezët përplasen me policinë izraelite për el-Aksanë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni